Background Image

Torta mimoza

0 0
Torta mimoza

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
Per bazen
250 gr Sheqer
8 kokrra Veze
140 gr Miell
2 dege Vanilie
120 gr Niseshte niseshte patate
1 mollez gishtash Kripe
Per kremin
5 Veze te verdha vezesh
125 ml Pana e lengeshme per embelsira
175 gr Sheqer
55 gr Niseshte niseshte misri
500 ml Qumesht
1 dege Vanilie
Per kremin chantilly
100 ml Pana
10 gr Sheqer pluhur
Per sherbetin
130 ml Uje
75 gr Sheqer
70 gr Grand Marnier Liker
Per dekor
nje qeske te vogel Sheqer pluhur

Embelsira per festen e 8 marsit

Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Përbërsit

  • Per bazen

  • Per kremin

  • Per kremin chantilly

  • Per sherbetin

  • Per dekor

Udhëzime

Shpërnda

Torta mimoza eshte receta ideale per nje embelsire per festen e 8 marsit. Kjo torte mer emrin nga lulja e mimozes pasi siper eshte e dekoruar siper me copa te vogla pandispanje dhe sheqer pluhur, nese ju shikoni torten nga larte duket si nje tufe me mimoza. Nje ide shume e mire nese doni te gatuani nje embelsire per 8 marsin e cila eshte apostafat per kete feste.  Kjo emeblsire eshte pak e veshtire per tu pergatitur pasi eshte pak e gjate koha qe duhet por ja vlen ta gatuani pasi ka nje shije delikate dhe shume te mire. Kjo torte eshte e mbushur me krem chantilly te cilin mund ta pergatisni vete ose ta bleni te gatshem nese doni te thjeshtesoni pak receten. Kremi chantilly eshte kremi i pasticerise i perzier me pana te rrahur.

 

(Visited 257 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Pergatitja e pandispanjes

Per te pergatitur torten mimoze si fillim duhet te pergatisini dy pandispanjat. Duhet te kini dy tepsi me diamter pak a shume 20cm. Ndizni furren ne 160°C dhe filloni pergatitjen e pandispanjes.

2
I kryer

Merni vezet dhe i hidhni ne nje tas, me ndihmen e nje rrahese elektrike ose rrahese vezesh e thjeshte i rrhini deri sa te behen shkume. Hapni deget e vaniljes dhe hidhni brenda farat dhe pak fare kripe dhe vazhdoni rrahjen.

3
I kryer

Avash avash filloni te hidhni brenda sheqerin dhe vazhdoni rrahjen serisht. Duhet te rrihni masen per gati cerek ore derisa vellimi te dyfishohet.

4
I kryer

Shtoni siper miellin dhe niseshtene duke e situr avash avash e duke trazuar serisht me nje luge druri nga larte poshte. Ne kete menyre masa nuk e humbet vellimin e saj.

5
I kryer

Merni dy tepsite dhe i lyeni me gjalp dhe e ndani masen e pandispanjes ne dy pjese te barabarta dhe e hidhni njeren ne nje tepsi dhe tjetren tek tepsia tjeter.

6
I kryer

Piqni pandispanjat ne furre per gati 50 minuta ne 160°C. Provoni pjekjen me nje kruajtese dhembesh, nese nuk ngelet asnje gje ngjitur tek kruajtesja e dhembeve pandispanja eshte gati. E lini te ftohet ne furrin e fikur.

7
I kryer

Pergatitja e mbushjes (Kremi)

Kremi i mbushjes se tortes mimoze nuk eshte gje tjeter vecse kremi i pasticerise me pana qe formojne se bashku kremin chantilly. Per te pergatitur kremin veproni ne kete menyre. Vendosni qumeshtin bashke me vaniljen ne zjarr, e lini deri sa te filloj te marri val.

8
I kryer

Nderkoh rrihni ne nje tas te verdhat e vezeve bashke me sheqerin derisa sheqeri te kete shkrire. Shtoni tek tasi niseshtene duke e situr avash avash dhe duke trazuar.

9
I kryer

Sapo qumeshti te ket mar val shtoni tek te verdhat e vezeve qe sapo pergatitet nje qemshe nga qumeshti dhe trazoni mire. Me pase e shtoni masen direkt tek tenxherja me qumesht qe eshte ne zjarr dhe trazoni derisa kremi i pasticerise te trashet.

10
I kryer

Kur kermi ka mar nje dendesi te mjaftueshme por akoma te jete i rrjedhshem dhe jo shume i ngurte e hidhni ne nje ene dhe e mbuloni me nje leter plastike. Ne kete menyre nuk do te formohet kore mbi krem. E lini te pushoj kremin derisa te harrij temperaturen e ambientit.

11
I kryer

Nderkohe qe kremi eshte ftohet merni nje tas dhe hidhni brenda panen dhe sheqerin pluhur dhe filloni ti rrihni derisa pana te jete bere si shkume dhe te kete shtuar vellimin 2 ose 3 fish.

12
I kryer

Merni kremin e pasticerise dhe e rrihni serisht, shtoni siper panen e rrahur dhe trazoni nga larte poshte me nje luge druri per te mos humbur vellimin e panes dhe qe kremi i tortes mimoza te jete sa me shume i shkrifet. Kur te keni mbaruar se trazuari e mbuloni serisht kremin me leter plastike dhe e vendosni ne frigorifer te shplodhet per 30min.

13
I kryer

Pergatitja e sherbetit

Tashme jeni gati per te pergatitur sherbetin e tortes. Merni nje tigan dhe hidhni brenda ujin, likerin dhe sheqerin dhe i trazoni mire mbi zjarr te mesem. E lini sherbetin sa te mari vale dhe ne ate moment e hiqni nga zjarri dhe e lini te ftohet deri sa te harrij temperaturen e ambientit.

14
I kryer

Tani jeni gati te asembloni embelsiren. Kujdes, duhet te keni te gjithe perbersit te fotohur deri ne temperature ambienti.

15
I kryer

Merni njeren nga pandispanjat dhe e pastroni me ndihmen e nje thike nga korja siper dhe poshte pasi duhet te jete kompet e verdhe torta mimoza pa asnje shenje kafe. Me pas e prisni horizontalisht qe te formoni 3 disqe. Po ashtu beni edhe me pandispanjen e dyte. Ne kete faze do te keni gjithesej 6 disqe pandispanje per te formuar torten mimoze. Vendosni 2 diqe pandispanje menjane te cilat do u duhen per dekorin siper. Kurse 4 te tjeret ju duhen per te formuar torten.

16
I kryer

Filloni duke vendosur diskun e pare tek pjata e tortes, e sperkatni siper me sherbetin dhe me pas e lyeni me kremin chantilly, persertini kete proces deri tek disku i katert. Kur te vendosni diskun e katert siper e lyeni komplet me krem, po ashtu dhe anash. Mundohuni te beni nje si maje me krem mbi torte ne menyre qe kur ta dekoroni te duket si nje tufe lule.

17
I kryer

Dekori

Merni dy disqet e tjere dhe i prisni ne rripa te holle, dhe me pas rripiat i prisni serisht derisa te formoni kubik te vegjel pandispanje.

18
I kryer

I merni kubiket e pandispanjes dhe i hidhni siper tortes ose i ngjisni ngadale me duar ne komplet siperfaqen e tortes derisa ta mbuloni komplet dhe nga te gjitha anet (pervec bazes ku eshte vendosur).

19
I kryer

E vendosni torten ne frigorifer te pushoij per 2 ore dhe ne momentin qe do e sherbeni e sperkatni siper me sheqer pluhur.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Krostate me recel frutash pylli
para
Midhje ne furre gratin
para
Krostate me recel frutash pylli
para
Midhje ne furre gratin

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here