Udhëzime
Vite te mbare te dashur lezues. Vitin 2014 po e nisim me receten role mish vici me patate ne furre. Kjo recete nuk ka asnje veshtiresi ne per tu pergatitur. Kur te blini patatet i zgjidhni te vogla pasi jane me te shpejta ne pjekje edhe me te buta.
Mish vici me patate ne furre
Perberesit:
- 1kg patate
- 1.5 mish vici tule
- vaj ulliri
- rozmarine
- kripe
- spango per te lidhur mishin
Udhezimet:
- Merni patatet dhe i qeroni, me pas i prisni ne feta te rrumbullaketa.
- Kur patatet te jene gati, merni mishin e vicit te zgjedhur (pjesa afer shtyelles kurrizore eshte e keshilluar per rolet) dhe e lidhni rreth e reth me spango.
- Coni patatet dhe mishin ne tave dhe i sperkateni me kripe, vaj dhe rozmarine sipas deshires.
- Shtoni gjysem gote uje dhe e fusni ne furre ne 180° per 50-60 min duke i trazuar here pas here.
- Patatet dhe mishi jane gati kur te kene krijuar nje siperfaqe pak te kuqeremte.
(Visited 630 times, 1 visits today)
Një koment Mëshej komentet
Pershendetje