Përbërsit
-
250mq Pana
-
320gr Makarona Farfalle
-
Pak Kripe
-
Pak Piper i zi
-
Pak Arremyshk
-
2 luge gjelle Djath Kackavall
Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme makarona me pana dhe me nje sperkatje piperi te zi dhe arremyshk. Kjo eshte receta klasike e makaronave me pana por ne keto faqe do te gjeni edhe receta te tjera pak me te elaboruara te cilat kane panen si baze dhe perberes te tjere per te bere pjaten tuaj akoma me te pasur, si per shembull makarona me pana dhe kerpudha, makarona me pana dhe pancete …etj. Kjo eshte receta me e thjeshte qe mund te imagjinoni, nuk do shume kohe per tu pergatitur dhe shija eshte me te vertet shume e mire dhe delikate. Per te pergatitur makarona me pana mjafton te keni ne shtepi keta dy perberes: makaronat dhe pana. Makaronat mund te jene te cfare do lloj tipi, makarona te gjata ose te shkurtra, spaghetti, tagliatelle, penne. Ne kete recete makaronat jane farfalle (flutura), makarona te shkurtra (te quajtura flutura pasi kane formen e fluturave), eshte me mire te perdorni makarona te shkurtra per kete recete pasi permbajne me shume pana siper sesa makarona spaghetti. Ne supermarket e gjeni panen tek reparti i salcave ose afer repartit ku shitet qumeshti me emrin Panna da cucina (ky tip pane eshte apostafat per receta te kripura).
Si te gatuajme makarona me pana
Hapat
1
I kryer
|
Per te pergatitur makarona me pana si fillim duhet te vini ujin per te zjere. E rregulloni ujin me pak kripe sipas deshires duke e provuar. Per 4 persona perdonri nje tenxhere me 2 litra uje brenda dhe e rregulloni me nje luge kafeje me maj me kripe. |
2
I kryer
|
Kur uji te jete gati (ka filluar dhe zien) shtoni makaronat te tipit penne (munt te perdorni edhe ndonje lloj tjeter makaronash qe keni ne shtepi) dhe nga ky moment filloni te pergatisni salcen e cila eshte teper e thjeshte. |
3
I kryer
|
Ne nje tigan te thelle shtoni panen (mund te blini panna light e cila ka me pak kalori se ajo normalja) dhe te prisni deri sa te filloj te zjej. Mund te hidhni pak qumesht nese pana thahet pak ose thjesht shtoni nga uji i zjerjes se makaronave. Duke shtuar qumeshtin ose ujin ju mbani nen kontroll konsistencen e salces. |
4
I kryer
|
Ne momentin qe pana fillon edhe mer vale shtoni nje luge djath te grire kackavall dhe prisni te shkrij tek pana duke e trazuar me luge druri. Rregulloni me kripe nese djathi kackavall nuk eshte shume i kripur. |
5
I kryer
|
Kulloni makaronat dhe i shtoni tek tigani ku pergatitet salcen me pana dhe i trazoni avash avash, shtoni pak piper te zi nese u pelqen. |
6
I kryer
|
11 Komente Mëshej komentet
cfar djathi duhet ti fusim ?
djath kackavall. gjithe te mirat
Receta “Makarona me pane” eshte nje recete shume e shijshme dhe ja u keshilloj te tjereve qe ta provojne .
Po djath i bardhe sben?
nuk ben djathe i bardhe
po proshute nuk duhet
Po mund te shtoni edhe proshute per te bere akoma me te pasur shijen e pjates.
A duhet djath i bardh per keto
Jo jo. Vetem me pana dhe me djath kackavall te grire siper.
Receta shume te mira ju lumcin duart
Faleminderit shume juve qe na lexoni. Vit te mbare!