Përbërsit
-
300gr Makarona Tagliatelle
-
300gr KerpudhaTe fresketa (mund te perdorni tipin qe keni ne dispozicion)
-
200ml Pana
-
1 thelpi Hudher
-
4 luge kafeje Djath i grire
-
2 luge gjelle Vaj ulliri
-
1 tufe e vogel Majdanoz
-
Pak Piper i zi
-
Pak Kripe
Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme makarona me pana dhe kerpudha. Ne kete pjate nderthuret aroma e kerpudhave me delikatesen e panes te ciles mund ti shtojme erza te ndrushme dhe te pasurojme akoma me shume pjaten tone. Sekreti i shijes se kesaj pjate eshte zgjedhja e tipit te kerpudhave dhe freskise se tyre. Kjo pjate del me e shijeshme nese perdorni kerpudhat te tipit porcini dhe jo champignon pasi kane me shije me te forte.

Makarona me pana dhe kerpudha
Hapat
1
I kryer
|
Pastroni mire dhe shpalni kerpudhat nese eshte e nevojshme por i thani direkt me nje pecete te thate qe mos te thithin uje. (Mund ti pastroni kepudhat edhe me nje pecete te lagur). Prisni bishtin e kerpudhave deri ku arrine rrenja e tyre. Ndani bishtin e kerpudhave nga kapelja. I prisni ne copa mesatare te gjitha. Lani majdanozin dhe e grini holle dhe e lini menjane se do u duhet per dekor ne fund. |
2
I kryer
|
Vendosni tenxheren me uje te mari val dhe e kriposni sipas deshires. Nderkohe qe uji fillon zjen ju duhet te merreni me pergatitjen e salces me pana dhe kerpudha. |
3
I kryer
|
Vendosni nje tigan te madh ne zjarr mesatar, hidhni ne te 2 luge gjelle vaj ulliri, shtoni thelpiun e hudhres te paqeruar por vetem te shtypur me dore. |
4
I kryer
|
E lini hudhren te skuqet per 1 minute, thjesht sa te aromatizoj vajin dhe me pas e eliminoni me ndihmen e nje luge. |
5
I kryer
|
Shtoni kerpudhat tek vaji i aromatizuar dhe i skuqni per disa minuta (deri sa te humbasin volumin). |
6
I kryer
|
Nderkohe hidhni makaronat ne ujin e valuar dhe i lini te ziejne. Vazhdoni te perfundoni salcen me pana dhe kerpudha nderkohe qe makaronat ziejne. |
7
I kryer
|
Shtoni panen e kuzhines tek kerpudhat dhe lini te marri val per 1 ose 2 minuta. Sperkatni me kripe dhe pak piper sipas deshires. |
8
I kryer
|
Kulloni makaronat qe sapo kane zier dhe i shtoni tek tigani me salce per te pergatitur makarona me pana dhe kerpudha. Ulni zjarrin dhe trazoni me delikatese makaronat per pak sekonda. |
9
I kryer
|
Sherbeni makaronat me pana dhe kerpudha menjehere te ndare ne pajata dhe i sperkatni siper me majdanozin e fresket dhe te grire. Shtoni nje luge djathe te grire kaçkavall dhe piper te zi siper dhe i sherbeni. |
2 Komente Mëshej komentet
Doli e mire kur e bera!
Faleminderit!