Background Image

Spageti me sardele te marinuara

0 0
Spageti me sardele te marinuara

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
160gr Makarona Spaghetti
2 luge gjelle Buke e grire
1 thelpi Hudher
2 luge gjelle Vaj ulliri
1 dege e fresket Majdanoz
1 maje luge gjelle Kripe
1 Limon Limon i vogel fare

Si te gatuajme spageti me sardele

Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme makarona te tipit spageti (spaghetti) me sardele te marinuara, buke te grire dhe limona te vegjel. Receta eshte me pak kalori, e thjeshte dhe shume e shpejte. Perbersit jane te gjithe te gatshem, mjafton asemblimi i tyre dhe pjata eshte gati shpejt e shpejt.
 

(Visited 934 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Si fillim vendosni tenxheren me ujin te ziej dhe nderkohe pergatisni reston. E rregulloni ujin me kripe sipas desires.

2
I kryer

Merni nje tigan te bollshem, shtoni 1 luge vaji ulliri (lugen tjeter do e perdorni ne fund duke e hedhur siper makaronave. Qeroni nje thelpi hudher dhe e shtypni me dore. E hidhni tek tigani me vaj qe ta aromatizoj ate.

3
I kryer

Shtoni tek tigani 2 luge gjelle me buke te grire dhe e kaurdisni.

4
I kryer

Shtoni sardelet e marinauara (i kulloni me pare, une dhe i shplava sepse jane mjaft te kripur) trazoni dhe coptoni sardelet.

5
I kryer

Grini lekuren e limonit siper dhe me pas e prisni limonin ne feta te rrumbullakta dhe e shtoni ne tigan. Ky lloj limoni ka nje shije pak me te embel se ai normali dhe nuk eshte shume i athet.

6
I kryer

Zjeni makaronat, i kulloni dhe lini menjane nje filxhan kafeje me ujin e zjerjes. I shtoni makaronat ne tigan, shtoni edhe ujin. I trazoni mire me njeri tjetrin dhe me pas i ndani makaronat ne pjata. Dekoroni siper me majadanoz te fresket te grire dhe me pas shtoni nje fill vaj ulliri te fresket.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Gateau me patate
para
Spageti Karbonara – spaghetti alla carbonara
para
Gateau me patate
para
Spageti Karbonara – spaghetti alla carbonara
Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here