Background Image

Makarona me presh dhe pancetta

0 0
Makarona me presh dhe pancetta

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Nese doni te gatuani nje salce te vecant per makaronat ju keshilloj kete recete: makarona me presh dhe pancetta. Jo vetem qe eshte e shijeshme por do tu befasoj se si mund te perdorni nje perberes qe as nuk ju vete ne mendje per te pergatitur salce makaronash. Ky perberes eshte preshi dhe ne pergjithesi ne e perdorim per te bere gjelle. Sot do te shohim si te gatuajme makaronat me presh. Makaronat qe kam perdorur jane tagliatelle ndersa pancetta eshte pjesa e mishit te barkut te derrit. Pancetta shitet ne supermarket dhe e gjeni o te prere ne kubike te vegjel ose mund ta bleni cope dhe ta prisni ju vete. Mund te perdorni pancetta te tymosur ose ate normale… varet se kush shije ju pelqen me shume.  Une kam perdorur pancetta jo te tymosur dhe e preva vete ne copa te vogla.

makarona-me-presh-dhe-pancetta

Makarona me presh dhe pancetta

  • Koha e Pergatitjes: 15
  • Koha e Pjekjes: 45
  • Koha Totale: 60
  • Porcione: 4-5 porcione
  • Veshtiresia: E Lehte
  • Tipi i Recetes: Pajte e Pare

PERBERESIT:

  • 500 gr makarona tagliatelle
  • 3 presh (vetem pjesa e bardhe)
  • 100 gr pancetta
  • kirpe
  • majdanoz
  • nje gote uji me vere te bardhe
  • piper i zi

UDHEZIMET:

  1. Merni lani mire preshet dhe me pas merni vetem pjesen e bardhe te tyre dhe jo gjethet. (Mund te perdorni gjethet per te pergatitur ndonje recete tjeter).
  2. Prisni preshin ne rrota sa me te holla dhe i hidhni ne nje tas. Nderkohe qe prisni preshin vendosni ne zjarr nje tigan te nzehet.
  3. Kur tigani te jete nzehur mire shtoni pancetten te prere ne copa te holla ose ne kubike, mos hidhni vaj ne tigan pasi yndyren e nzjerr pancetta kur fillon edhe skuqet.
  4. Kur pancetta te jete skuqur plotesisht shtoni preshet e prere imet dhe kaurdisni gjithecka bashke derisa preshi te humbasi vellimin.
  5. Shtoni tek tigani goten me vere te bardhe dhe e lini deri sa te avulloj duke trazuar here pas here. Kur vera te avulloj hidhni nje gote me uje, rregulloni me kripe dhe e lini te ziej ne zjarr te ulet per 30 min.
  6. Nderkohe vendosni ne zjarr ujin per te zier makaronat tagliatelle, shtoni kripern tek uji sipas preferences tuaj dhe e lini te mar val.
  7. Kur salca me presh te kete zier (preshi eshte gati kur nuk ben xhurme kur e hani por eshte i bute) dhe ne fund te kete ngelur pak leng hidhni tek tenxherja me uje makaronat qe te ziejn.
  8. Makaronat tagliatelle duan shume pak kohe per te qene gati, i kulloni dhe me pas i shtoni tek tigani ku pergatitet salcen. I kaurdisni te tera bashke, shtoni pak majdanoz te fresket te grire imet dhe me pas i sherbeni.
  9. Grini siper makaronave pak piper te zi dhe i sherbeni direkt sapo i keni hequr nga zjarri.
(Visited 447 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Sallate me spinaq dhe portokalle
para
Kek me molle dhe kos
para
Sallate me spinaq dhe portokalle
para
Kek me molle dhe kos

Add Your Comment