Kek me molle dhe kos

Shpernda receten ne kanalin tuaj:

Ose kopjoni lidhjen e meposhteme dhe dorgojani kujt te doni!

Perbersit

Rregullo sipas personave
2 kokrra Molle
2 filxhane kafeje Kos
3 kokrra Veze
250gr i tipit 00 Miell
2 filxhan kafeje Sheqer
1 luge gjelle Vaj luledjelli

Vlera nutricionale

Kek me molle dhe kos

Karakteristika:
  • Vegjetarian
Kuzhina:

Perbersit

Udhezimet

Shpernda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme kek me molle. Ne stinen e dimrit ka shume pak fruta ne pazar,  por mund te gatuajme edhe me cfare kemi ne dispozicion; si molle, portokalle ose mandarina. Per te na u mos merzitur duke i ngrene shpesh keto fruta, sidomos mollet, mendova te pergatisja nje kek me molle dhe pak kos. Embelsira jo vetem qe nuk do shume perberes por nuk do dhe shume mendje per ta bere 😀 Mjafton te ndiqni kete recete per te pare si te gatuajme kek me molle sa me thjesht dhe shpejte te jete e mundur.

loading...

Kek me molle

Kek me molle
Kek me molle dhe kos

Hapat

1
I kryer

Lani mollet dhe i fshini me nje pece; i lini menjane pa i prere pasi nzihen... do ti presim ne fund.

2
I kryer

Merni nje tas qelqi ose plastike te bollshem dhe shtoni vezet pa i ndare te verdhat nga te bardhat por ashtu sic jane.

3
I kryer

Shtoni sheqerin tek vezet dhe rrihni energjikisht me rrahse vezesh (nese nuk keni perdorni dy pirunj).

4
I kryer

Pasi veza te jete bere si shkume e bardhe dhe sheqeri te jet tretur shtoni miellin avash avash duke trazuar nga poshte larte avash avsh deri sa mielli te kete mbaruar dhe te jete formuar nje mase e njetrajteshme. Shtoni kosin dhe trazoni serisht shume ngadale nga larte poshte.

5
I kryer

Ne kete moment lini bazen e kekut menjane dhe merni njeren nga mollet, e qeroni nga lekura dhe me pas formoni kubike te vegjel molle. Copat e molles duhet te jene te vogla se perndryshe u lene kekun uje ne mes.

6
I kryer

I hidhni copat e molles tek masa qe pergatitet me pare dhe e trazoni gjithmone nga larte poshte me ngadale.

7
I kryer

Merni nje tave te rrumbullakte dhe e lyeni me vajin (mund te perdoni nje kartepecete per te hapur vajin gjate gjithe enes).

8
I kryer

Shtoni bazen e kekut me molle dhe ne kete moment merni mollen tjeter e pastroni nga lekura dhe formoni feta te holla per dekor.

9
I kryer

I sistemoni siper sikur te jene petale lulesh ose dekorni sipas deshires tuaj dhe e vendosni kekun me molle ne furre te piqet per gati 40 minuta ose 45 minuta ne 180°C.

10
I kryer

E sherbeni kekun me molle te vaket ose ne temperature ambienti.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Makarona me presh dhe pancetta
mbas
Peshk shpat ne furre
para
Makarona me presh dhe pancetta
mbas
Peshk shpat ne furre

Komento receten