Brownie

Shpernda receten ne kanalin tuaj:

Ose kopjoni lidhjen e meposhteme dhe dorgojani kujt te doni!

Perbersit

Rregullo sipas personave
200gr Cokollate me qumesht
3 Veze
150gr Miell
150gr Sheqer
100gr Gjalp

Brownie

Si te gatuajme brownie

Karakteristika:
  • Vegjetarian
Kuzhina:

Perbersit

Udhezimet

Shpernda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme Brownie. Kjo embelsire eshte tipike e amerikaneve te cilet e sherbejne ne forme katrore te shoqeruar me pana ose brenda me fruta te thata ose fruta pylli. Versioni origjinal eshte i thjeshte, vetem me cokollate. Une e shoqerova me akullore me krem te pergatitur ne shtepi receten e te ciles e gjeni ketu si te gatuajme akullore. Brownie eshte nje ide e mire per tu gatuar ne shtepi mbas pashkeve, kur kemi me teprice copa te medha cokollate nga vezet e cokollates, dhe nuk dime si ta gatuajme pervec recetes se shpejte te cokollates te shkrire me luleshtrydhe dhe pana siper. Ne kete recete kam perdorur cokollate me qumesht e cila eshte pak me e embel, nese ju perdorni cokollate te erret duhet te shtoni pak me shume sheqer pasi cokollata e erret nuk ka shume embelsi.

loading...

Si te gatuajme Brownie

Hapat

1
I kryer

Ne nje tenxhere qe nuk ngjit shtoni copat e cokollates dhe gjalpin dhe e lini te shkrij ne flake te ulet. Trazoni shpesh here. E fikni zjarriun kur gjalpi dhe cokollata te kene shkrire plotesisht.

2
I kryer

Ndizni furren ne 180 grade dhe e lini te nzehet nderkohe qe vazhdoni receten.

3
I kryer

Merni nje tas dhe pasi te keni care vezet brenda, shtoni sheqerin dhe i rrihni me nje rrahese elektrike (ose edhe me rrahese dore) deri sa vezet dhe sheqeri te jene perzier mire dhe masa te jete bere si shkume pak me me shume vellim.

4
I kryer

Shtoni tek tasi miellin avash avash duke e situr siper dhe duke trazuar.

5
I kryer

Shtoni si perfundim cokollaten e shkrire tek tasi duke trazuar shpejte pasi nese cokollata eshte shume e vaket mujd te mpiksi edhe sadopak masen me veze.

6
I kryer

Lyeni nje tepsi katrore me gjalp te shkrire dhe shtoni bazen e embelsires brownie ne te.

7
I kryer

Vendosni tepsine ne furre per 20 minuta ne 180 grade. Nese nuk u pelqen brenda masa e bute dhe pak e lengeshme (si e ka traditen embelsira) mjafton te vazhdoni pjekjen per maksimumi 10 minuta te tjera.

8
I kryer

Prisni embelsiren ne feta katrore pasi te jete vakur.

9
I kryer

Sherbeni browniet te vaket te shoqeruar me pana ose edhe thjesht pa asgje. Une e shoqerova me nje luge akullore me krem te pergatitur ne shtepi. Receten e gjeni tek lidhja ne fillim te kesaj recete.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Crumble me kumbulla te zeza
mbas
Akullore me krem
para
Crumble me kumbulla te zeza
mbas
Akullore me krem