Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!
0 0
Crumble me kumbulla te zeza

Shpernda receten ne kanalin tuaj:

Ose kopjoni lidhjen e meposhteme dhe dorgojani kujt te doni!

Perbersit

Rregullo sipas personave
500gr Kumbulla te zeza
120gr Sheqer kaf
60gr Miell
40gr Miell bajamesh
60gr Gjalp
gjysem Limon
1 luge kafeje Sheqer pluhur

Crumble me kumbulla te zeza

Si te gatuajme crumble

Embelsire monoporcion

Karakteristika:
  • Vegan
Kuzhina:

Perbersit

Udhezimet

Shpernda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme embelsiren crumble (lexohet kruhmbl) me kumbulla te zeza. Mund te perdorni te njejten recete per ta gatuar edhe me kumbulla te kuqe. Kjo embelsire eshte me origjine Angleze dhe Irlandeze dhe gatuhet me fruta te cilat jane si baze dhe siper te mbuluara me nje brum te shkrifet me gjalp. Receta e crumble me kumbulla behet me nje thjeshtesi qe as qe nuk e mendoni, ndersa rezultati eshte veretet madheshtor. Eshte mire qe kete embelsire ta pergatisni ne ene te vecanta per cdo person (monoporcion).

Crumble me kumbulla te zeza

Hapat

1
I kryer

Si fillim ndizni furrin dhe e lini te nzehet ne 180°C. Merni gjalpin dhe e ndani ne copa te vogla (edhe duke perdorur thjesht nje luge per ta ndare ne copa) e vendosni ne nje vazo dhe e futni ne frezeer qe te ftohet, do ju duhet me pas. Gjalpi per kete embelsire duhet te jete shume i ftohte dhe ne asnje menyre i shkrire.

2
I kryer

Lani kumbullat, u hiqni berthamat dhe me pas i prisni ne copa te mesme (jo te rregullta). Hidhni kumbullat te prera ne copa ne nje tas dhe me pas shtoni siper 15gr miell, 60 gr sheqer kaf, shtrydhni pak leng nga gjysma e limonit siper dhe me pas trazoni derisa mielli mos te duket me por te jete perzier me lengun e kumbullave. Kjo eshte baza e embelsires crumble.

3
I kryer

Merni 4 kupa te cilat mund te vendosni edhe ne furre per pjekje dhe i mbushni secilen me bazen qe sapo pergatitet me pare. Mjafton te ndani kumbullat ne 4 masa te barabarta dhe me pas te mbushni kupat, mund te shikoni edhe me sy duke i mbush kupat nga pak e nga pake.

4
I kryer

Merni nje tas tjeter dhe hidhni brenda miellin e tipit 00 qe u ngeli, miellin e bajameve, sheqerin kaf qe u ngeli dhe ne fund copat e gjalpit te ftohte. Punoni me gishta masen derisa te formoni nje mase si rere deti e shkrifet. Kjo eshte mbulesa e embelsires.

5
I kryer

Shtoni masen e shkrifet siper cdo kupe duke i mbuluar komplet kumbullat me te. Vendosni kupat ne furre te piqen per fati 35 minuta ne 180°C. Kujdes vendosni poshte kupave nje leter pjekje pasi lengu i kumbullave gjate pjekjes mund te derdhet jashte. Po ashtu mbuloni siperfaqen e embelsires me leter pjekje nese skuqet shume gjate fazes se pjekjes dhe rrezikon te digjet nese furri juaj nzehet shume.

6
I kryer

Sherbeni embelsiren te vaket dhe te dekoruar siper me shqer pluhur. Mund te perdorni nje site te vogel per te sperkatur sheqerin puluhur siper cdo kupe me crumble!

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Rizoto me djath kackavall
para
Rizoto me djath kackavall

Komento receten