Background Image

Portokalopita, torte me portokalle

0 0
Portokalopita, torte me portokalle

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
Per Torten
500 gr Pete
3 kokrra Portokalle
5 kokrra Veze
200 ml Kos
150 ml Vaj luledjelli
100 Sheqer
1 maje luge Maja per embelsira
Per sherbetin
350 ml Uje
400 gr Sheqer
1 kokerr Portokalle
1 dege Kanell

Si te gatuajme Portokalopita

Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Përbërsit

  • Per Torten

  • Per sherbetin

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme Portokalopita, torte greke me portokalle dhe kos. Emri Portokalopita ne greqisht eshte i formuar vetem nga dy fjale: portokalo=portokalle dhe pita=torte, thjesht tort me portokalle. Embelsira eshte shume e thjeshte per tu pergatitur sidomos nese perdorni pete te gatsheme. Nese i beni petet ne shtepi do tu duhet pak me shume kohe. Embelsira ka nje arome shume te kendeshme portokallesh pasi jane si brenda bazes se tortes po ashtu edhe tek sherbeti.

Portokalopita

(Visited 1 587 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Si fillim merni petet e gatshme dhe i lini jashte frigoriferit deri sa te harrine ne temperature ambienti. Nderkohe pergatisim sherbetin qe kur torta te jete pjekur sherbeti te jete gati dhe ne temperature ambienti.

2
I kryer

Ne nje tenxhere shtoni ujin, lengun e portokalles si dhe disa lekura te portokalles se shtrydhur, degen e kanelles dhe trazoni mire. Nese nuk keni kanelle ne dege perdorni kanellen pluhur, shtoni nje luge kafeje. Vendosni tenxheren ne zjarr derisa te mari vale. Mbas vales e lini te ziej per gati 8 minuta. E fikni zjarrin dhe e lini sherbetin te ftohet.

3
I kryer

Merni tepsine ku do te piqni embelsiren dhe lyeni me vaj nga te gjitha anet. Merni petet e gateshme dhe mbasi i keni shpaketuar i ndani me duar ne copa te vogla jo te rregullta. I hidhni petet ne tepsi dhe i shperndani ne te gjithe tepsine.

4
I kryer

Filloni te pergatisni bazen e tortes. Merni nje portokalle dhe e ndani ne dy pjese (me gjithe lekure), gjysmen do e perdorni per dekor... Prisni gjysmen e portokalles ne feta dhe e lini menjane.

5
I kryer

Merni dy portokallet dhe gjysmen qe ngeli dhe i grini lekuren me nje rende. Me pas i shtrydhni per tu mar lengun. I vendosni menjane.

6
I kryer

Merni nje tas, shtoni vezet dhe sheqerin dhe i rrihni, shtoni lekuren e portokalleve te grire, kosin, vajin, lengun e portokalleve, majane per embelsira dhe trazoni serisht derisa te perzihen mire se bashku.

7
I kryer

Shtoni masen e embelsires mbi taven ku keni petet dhe trazoni me luge ne menyre qe te gjitha petet te thithin masen. Baza e emeblsires portokalopita eshte gati. Shtoni siper fetat e portokalles per dekor dhe e vendosni embelsiren ne furre per 40-45 min ne 180°C.

8
I kryer

Embelsira do te marri nje ngjyre te bukur kafe. E nzirrni nga furra e lini te shplodhet dhe te ftohet. Pasi ta keni prere ne feta shtoni siper sherbeti.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Shakshuka receta e vezeve ne tigan me domate dhe speca
para
Rizoto me djath kackavall
para
Shakshuka receta e vezeve ne tigan me domate dhe speca
para
Rizoto me djath kackavall
Receta te reja?Regjistro email-in!

Do te merni nje email sa here do te publikohen recetat e reja.