Përbërsit
-
Per meringen
-
6 te bardha Veze
-
250gr SheqerSheqer fine (shume i imet)
-
15gr Niseshte misri
-
1 maje gishtash Kripe
-
1 qeske Vanilie
-
1 qeske Maja per embelsiraE tipit Cremor Tartaro
-
Per dekorin
-
30gr Sheqer
-
150gr Luleshtrydhe
-
80gr Boronica
-
80gr Manaferra
-
300gr PanaPanna e fresket
Udhëzime
Torta Pavlova eshte nje embelsire me origjine australiane, emri eshte i ispiruar nga balerina kalsike Anna Pavlova e cila “hidhej ne ajer sikur te kishte krahe”, nga ky kercim mer emrin torta Pavlova e cila eshte shume e bute dhe masa shume e ajrosur . Torta Pavlova eshte nje embelsire verore, prezantohet nga baza me meringe e mbuluar me panna dhe e dekoruar me fruta te kuqe te fresketa (mund te perdorni fruta pylli ose luleshtrydhe ose edhe fruta te tjera).
Per kete recete perdoren vetem te bardhat e vezeve dhe eshte nje ide shume e mire kur ju pergatisni krem pssticerie per te cilin perdoren vetem te verdhat e vezeve dhe me te bardhat nuk dini se cfare te gatuani. Ne kete menyre nuk shperdorni asgje por pergatisni nje tjeter embelsire. Veshtiresia e tortes eshte se si te pergatisni nje merige sa me te mire, me ngjyre ari dhe te bute.
Torta Pavlova receta
Hapat
1
I kryer
|
Para se te filloni te pergatisni torten Pavlova, ndizni furrin (statik) ne 250°C. Si fillim duhet te pergatisni meringen ne kete menyre: Merni te bardhat e vezeve te cilat duhet te jene ne temperature ambienti, shtoni kripen dhe i rrihni me rrahese elektrike derisa te jene bere si shkume shume e dendur. |
2
I kryer
|
Shtoni majane per embelsira (tek qeska dueht te jete e shkruar Cremor Tartaro, eshte nje lloj fryresi per embelsira apostafat per kete lloj torte) si dhe vaniljen pluhur dhe rrihni serisht. |
3
I kryer
|
Ne nje tas hidhni sheqerin dhe niseshtene dhe i trazoni qe te perzihen mire me njeri tjetrin. Me ndihmen e nje luge e hidhni masen nga nje luge e nga nje luge tek vezet e rrahura dhe vazhdoni serisht rrahjen derisa te gjithe perbersit te jene perzier mire se bashku. |
4
I kryer
|
Shtoni tek masa e meringes uthullen here pas here deri sa ra mbaroni. Pas kesaj procedure do te keni nje mase homogjene dhe kremoze. E shtoni masen ne nje tave te mbuluar me pare me leter furri (e gjeni ne pazar me emrin carta da forno... eshte si leter e bradhe pak trasparente). Formoni nje disk pak te larte. shtoni masen dhe me ndihmen e nje thike e hapni duke krujuar rrathe njeri mbi tjeterin. |
5
I kryer
|
Vendosni meringen ne furre te piqet ne 120°C (E ulni temperaturen qe vendoset kur ndezet furrin) dhe e lini te piqet per gati nje ore e gjysem ne furre statik. Kur te kete kaluar kjo kohe e fikni furren dhe e hapni pak fare sportelin e furrit dhe e lini meringen brenda qe te ftohet avash avash. |
6
I kryer
|
Nderkohe qe meringa ftohet pergatisni dekorin e trotes Pavlova. Lani frutat dhe i lini te kullojne ujin e tepert. Nderkohe pergatisni panen. Pana e fresket e cila eshte apostafat per tu rrahur e hidhni ne nje tas dhe e rrihni me rrahese elektrike deri sa masa te 3 fishohet. Shtoni sheqerin avash avash dhe rrihni serisht. |
7
I kryer
|
Ne kete pike filloni dhe dekorni meringen duke krijuar keshtu torten Pavlova. E mbuloni siper meringen me pana montata (pana e rrahur) dhe dekorni ne qender me frutat e kuqe. Nese keni disa gjethe menderz i shtoni per dekor. Torta pavlova eshte gati per tu sherbyer! Mund te konservoni torten ne frigorifer per nje dite! |