Përbërsit
-
150gr Grure
-
10gr Niseshte
-
100gr Sheqer
-
50gr StafidheRrush i thate
-
1 luge kafeje Kanell
-
75ml Uje
Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme ashure me kanelle. Ashureja eshte nje embelsire me origjine turke, mund ta klasifikojme tek embelsirat me luge (embelsirat qe kane nje konsistence kremoze ose edhe te lengeshme dhe qe haen me luge) ose embelsira ne gote. Ashureja njihet edhe me emrin pudingu i Noes, pasi sipas legjendes eshte embelsira qe pergatiti gruaja e Noes mbas mbytjes universale duke perdorur cfare kishte ngelur ne arke. Kjo recete me kujton femijrine kur mbas korrjes se grurit ne cdo shtepi pergatitej kjo embelsire. Sot perdoren shume perberes per dekor por me pare dekorohej vetem me kanelle.
Ashure me kanelle
Hapat
1
I kryer
|
Per te pergatitur ashure mjafton te merni nje tenxhere qe nuk ngjit (antiaderente) dhe te hidhni komplet perbersit (pervec kanelles) ne te dhe ti trazoni me njeri tjeterin. Kanellen e lini menjane per dekorin ne fund. |
2
I kryer
|
Shtoni ne tenxhere ujin dhe trazoni serisht pa e vendosur tenxheren ne zjarr. Kur perbersit te jene perzier mire me gjithe ujin pa krijuar kokrra ndizni zjarrin dhe e vendosni flaken mesatare. Trazoni ashurene gjithmone deri sa te mari vale. |
3
I kryer
|
|
4
I kryer
|
Pasi te kete zier mire e fikni zjarrin dhe trazoni per gati 5 minuta te tjere me flake te fikur. Mbushni 4 vazo me ashure dhe dekoroni siper me kanelle. Ju mund te perdorni per dekor arra, stafidhe te tjera, rrush te fresket si dhe kokrra shege. Sherbeni ashurene te vaket ose ne temperature ambienti. |