Background Image

Recel kumbulle

0 0
Recel kumbulle

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

500gr Kumbulla te zeza
250gr Sheqer
1 Limon
Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme recel kumbulle me kumbulla te zeza ose te njohura edhe me emrin kumbulla tropojane. Kumbullat kane lekure vishnje te erret pothuajse gati te zeze dhe forme te zgjatur, brumi i tyre eshte i forte dhe ideal per te pergatitur recelin. Receta eshte teper e thjeshte per tu pergatitur, mjafton te keni pak kohe ne dispozicion. Mund te perdorni recelin e kumbulles per mengjes me feta buke ose edhe per te gatuar ndonje embelsire.

Recel kumbulle

(Visited 820 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Lani kumbullat ne uje te bollshem, i thani me nje pecete dhe me pas i ndani ne dy pjese per se gjati, eliminini berthamen dhe i vendosni ne nje tenxhere te thelle antiaderente (qe nuk ngjit). Pasi keni mbaruar te gjitha kumbullat shtrydhni siper lengun e limonit (eliminoni berthamat e limonit qe mos te bien brenda).

2
I kryer

Vendosni tenxheren ne zjarr dhe e lini ti ziej vetem me lengun e limonit per 5 minuta. Fikni zjarrin dhe e lini bazen e recelit te kumbulles te vaket. Shtoni sheqerin dhe trazoni mire derisa te jete tretur plotesisht. E provoni ne shije nese u pelqen me shume i embel shtoni edhe pak sheqer.

3
I kryer

Vendosni serisht tenxheren ne zjarr te ulet dhe e lini te ziej per gati 50minuta duke e trazuar here pas here me nje luge druri. Kur masa trashet dhe kumbullat kane zier plotesisht receli i kumbulles eshte gati.

4
I kryer

Merni dy vazo qelqi te lara dhe te thara mire dhe i mbushni me recel kumbulle akoma te ngrohte. I ktheni vazot permbys pasi i keni mbyllur hermetikisht dhe i lini derisa te ftohen komplet. Ne kete menyre vazot mund te konservohen per dy tre jave.

5
I kryer

Nese deshironi ti konservoni me shume ateher duhet te zhysni vazot ne nje tenxhere te mbushur deri sa te mbukoni 2/3 e vazos dhe te vendosni tenxheren te ziej per 30min te jera. Ne kete menyre vazoja me recel kumbulle behet akoma me hermetike dhe sterilizohet per te patur nje konservim akoma me te gjate.

6
I kryer

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Ashure me kanelle
para
Brumi baze per krostata
para
Ashure me kanelle
para
Brumi baze per krostata
Receta te reja?Regjistro email-in!

Do te merni nje email sa here do te publikohen recetat e reja.