Background Image

Recel fiku

0 0
Recel fiku

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
2 kg Fiq te zinj Te pjekur mire
1,2 kg Sheqer
1 kokerr Limon
2 gota uji Uje

Si te gatuajme recel fiku

Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme recel fiku, nje nder te preferuarit e mi, eshte shume i thjeshte per tu pergatitur. Sekreti i ketij reçeli eshte qe ta gatuash me zjarr shume te ngadalte dhe sidomos ne momentet e fundit ta trazosh vazhdimisht siç bejme me harapashin per shembull. Reçelin e fikut mund ta perdorni per te lyer buken me pak gjalp ne mengjes, per te pergatitur krostata ose mund te beni me te buke fiku, receten e te ciles do ta shohim nje here tjeter.

Recel fiku

(Visited 1 729 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Per te gatuar recel fiku si fillim lani dhe pastroni mire fiqte pa u hequr lekuren, i prisni ne feta te medha  dhe i hidhni ne nje tenxhere te thelle qe nuk ngjit. Mund te beni recel fiku edhe pa i prere fiqte por duke i lene te plote, ne kete rast fiqte nuk duhet te jene shume te pjekur pasi mund te hapen gjate zjerjes.

2
I kryer

Ndizni zjarrin dhe e vendosni tenxheren mbi te. Uleni zjarrin ne flake sa me te ulet dhe i lini fiqte te marin vale. Shikoni here pas here tenxheren, nese nuk ka me leng shtoni here pas here ujin qe keni ne disposizion.
E lini perberjen te zjeje per rreth nje ore. Mbas nje ore shtoni serisht uje, shtoni lengun e gjysmes se limonit, si dhe sheqerin. Trazoni recelin e fikut derisa sheqeri te shkrij. E lini te ziej per gjysem ore gjithmone ne zjarr te ulet. Kujtohuni te trazoni recelin here pas here nga larte poshte qe te mos ngjitet.

3
I kryer

Mund te konservoni reçelin e fikut ne vazo qelqi hermetike, e trasferoni menjehere ne to sapo keni fikur zjarrin. Lini vetem nje centimeter boshllek nga kapaku dhe i ktheni vazot e qelqit me koke poshte, pasi ne kete menyre u hiqet ajri dhe behen hermetike. E lini reçelin e fikut te ftohet ne temperature ambjenti dhe e konservoni ne vend te paster dhe te fresket.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Embelsire me rrush te zi
para
Patellxhane te mbushur me mish te grire
para
Embelsire me rrush te zi
para
Patellxhane te mbushur me mish te grire

Add Your Comment