Përbërsit
-
1kg Rrush i zi
-
500gr Miell
-
100gr Sheqer
-
20gr Maja birre
-
3 luge Mjalte
-
300ml Uje
-
1 maje luge gjelle Glikanxo
Udhëzime
Nese akoma nuk e keni provuar te gatuani embelsire me rrush te zi, ju keshilloj ta provoni sa me pare pasi shija eshte veretet e vecante. Cdo shtator gatuaj kete recete tipike te zones se Toskanes ne Itali, embelsira quhet schiacciata all’uva (ne shqip: e shtypur me rrush, quhet keshtu pasi petet e brumit shtypen me dore per ti hapur), eshte nje embelsire me rrush te zi vere. Kjo embelsire perdoret shume ne kete kohe pasi eshte koha e vjeljes se rrushit. Ne kete embelsire ju mund te shtoni edhe nje erez qe quehet glikanxo nese ju pelqen shija (ne pazar gjendet me emrin anice ose anise). Ne pergjithesi schiacciata ose brumi i shtypur gjendet ne shitje si kulac i kripur me rozmarine siper, ideja e kesaj embelsire eshte bashkimi i recetes se schiacciates e cila eshte e kripur me rrushin per te formuar dicka te embel.
Embelsire me rrush te zi
Hapat
1
I kryer
|
Si fillim duhet te pergatisni brumin, merni majane dhe e shkrini nje nje filxhan me uje te vaket ( e hiqni nga masa e ujit qe keni ne dispozicion per embelsiren). Tek uji qe ngeli shtoni 3 luget e mjaltit dhe e perzieni mire derisa te tretet. |
2
I kryer
|
Kur majaja te kete shkrire e shtoni tek uji me mjalte dhe e perzieni perseri ne menyre qe gjithe majaja dhe mjalti te kene shkrire tek uji. |
3
I kryer
|
Filloni te ngjeshni brumin me ujin qe pergatitet me pare, ne nje tepsi shtoni miellin dhe here pas here shtoni ujin me maja dhe mjalte dhe punoni brumin me duar. Kur te keni formuar nje mase brumi ne konsistencen e brumit te bukes formoni nje top dhe e mbuloni me nje pecete dhe e lini te pushoj per gati dy ore brenda ne furre te fikur (brumi do te dyfishoj vellimin e tij ne kete kohe te pushimit). |
4
I kryer
|
Nderkohe qe brumi pushon merni rrushin dhe e lani mire duke i shkeputur kokerrat nje e nga nje ( nese deshironi mund tu hiqni farat c'do kokerre rrushi.. duhet pak kohe, ose te perdorni rrush te zi pa fare) dhe i vendosni te kullojne ne nje kullenjese makaronash. |
5
I kryer
|
Kur brumi te jete gati e merni serisht dhe e punoni edhe nje here me duar por me pare shtoni gjysmen e sheqerit dhe 2 luge vaj ulliri. Sheqeri do te shkrij gjate pjekjes. |
6
I kryer
|
Ndajeni brumin ne dy copa dhe formoni dy pete te trasha ne masen e tepsise ne te cilen do e piqni embelsiren. Per te formuar petet ju duhet te shtypni brumin me duar duke e hapur. Nuk ka rendesi nese peta nuk eshte e nje trajteshme. |
7
I kryer
|
Lyeni tepsine me pak vaj dhe shtroni nje pete, shtoni gjysmat e kokrrave te rrushit, sperkateni me gjysmen e sheqerit te ngelur dhe pak erez aromantike glikanxo. |
8
I kryer
|
Perseritni edhe nje here proceduren, duke shtuar peten e dyte, shtoni kokerrat e rrushit te zi te ngelur, sperkateni me sheqerin e ngelur dhe glikanxo dhe e fusni embelsiren ne furre. |
9
I kryer
|
Piqni embelsiren me rrush te zi per gati 45 min ne 180°. Schiacciata all'uva eshte gati kur siper te ket mar nje ngjyre te bukur te kuqerremte si dhe lengu i rrushit te ket dale. |