Background Image

Supe krem me patate

0 0
Supe krem me patate

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme supe krem me patate, nje pjate dietetike pasi ka shume  pak kalori. Supa krem me patate mund te shoqerohet me copa buke te vogla te thekura si dhe djath te grire siper. Shija delikate e kesaj pjate eshte ideale per ke ndjek nje diete mediterrane ose per ke eshte vegjetarian.

supe-krem-me-patate

Krem me patate

  • Koha e Pergatitjes:
  • Koha e Pjekjes: 45
  • Koha Totale: 50
  • Porcione: 4 pjata me supe krem
  • Veshtiresia: E Lehte
  • Tipi i Recetes: Pjate e pare

Perberesit:

  • 4 patate te medha
  • 1 qepe e bardhe
  • 1 dege majdanoz i fresket
  • kripe sipas deshires
  • pak vaj ulliri
  • 1 dado per pergatitje lengu
  • copa buke te thekura
  • pak djath te grire kackavall

Udhezimet:

  1. Lani patatet dhe i vendosi me gjithe lekure te zjejne ne nje ene me uje dhe kripe.
  2. Nderkohe qe zieni patatet, pastroni qepen dhe e prisni ne kubile te vegjel.
  3. Vendosni nje tenxhere qe nuk ngjit ne zjarr dhe shtoni pak vaj ulliri ne te, shtoni qepen dhe e skuqni me zjarr te ngadalte deri sa te humbas vellimin e saj.
  4. Kur qepa te jete gati shtoni 1 l uje tek tenxherja, shtoni dadon per leng (me shije mishi ose perime) dhe e lini te mar nje val  dhe fikni zjarrin.
  5. Kur patatet te kene zier plotesisht i hiqni nga ena ku zien, i qeroni dhe i prisni ne copa te medha dhe i shtoni te tenxherja me leng qe pergatitet.
  6. Me nje mikser pergatisni kremin me patate, nese kremi eshte akoma i trash e holloni duke shtuar uje. Vendosi ju konsistencen e kremit te patates.
  7. Vendosni kremin akoma te ziej duke e korigjuar me kripe sipas deshires si dhe me majdanozin e fresket te grire.
  8. Kur kremi te jete gati e sherbeni ne pjata te thella duke shtuar siper pak vaj ulliri, pak djath te grire si dhe copa buke te thekura (mund ti gjeni te gateshme).
(Visited 330 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Hamburger
para
Embelsire me rrush te zi
para
Hamburger
para
Embelsire me rrush te zi

Add Your Comment