Udhëzime
Ne pergjithesi superat jane nje pjate shume e lehte per organizmin e njeriut, por mund te jene edhe plot me vitamina, pasi ne to mund te hedhim perime nga me te ndryshmet, mund te perdorim mish viçi ose mish zogu. Ne kete recete do te shohim si te gatuajme supe me oriz dhe spinaq, te pergatitur me mish viçi (per te pare si gatuhet mishi i viçit shkoni te receta: Si te gatuajme mish viçi) dhe spinaq te grire, nje alternative e shkelqyer edhe per femijet e vegjel.
Supe me oriz dhe spinaq
Perberesit:
- mishi i viçit i zjere ( si tek receta e keshilluar me pare)
- 200g spinaq
- 1 patate
- lengu i gjysem limoni
- 1 luge gjelle vaj ulliri i padjegur
- pak piper (me prefence)
- kripe
- feta buke te thekura
Udhezimet:
- Si fillim pergatisni mishin e viçit si tek receta e keshilluar, ose nese nuk e deshironi me qepe dhe domate, mund te skuqni thjesht mishin e viçit me 3-4 luge gjelle vaj ulliri. Ne kete recete mishi eshte skuqur vetem ne vaj pa perdorur domatet dhe qepet.
- Nderkohe qe mishi zjen, pastroni dhe lani perimet. Pataten e grime imet ndersa spinaqit i lem vetem fletet yeshile pa i prishur.
- Pasi mishi ka zjere, hidhni ne tenxhere 3-4 gota me uje nese s’ ka ngelur shume leng, shtoni 1 filxhan çaji oriz per supe, pak kripe, dhe e vendosni tenxheren ne zjarr te ngadalte.
- Pas 5 minutash qe e gjithe masa ka marre vale shtoni pataten e grire dhe fletet e spinaqit.
- Vazhdoni zjerjen per rreth 10 minuta te tjera, derisa orizi dhe perimet te jene zbutur plotesisht.
- Beni kujdes qe lengu mos te avulloj shume, dhe nese eshte e nevojshme gjate zjerjes i shtoni edhe pak uje tjeter.
- Kur keni fikur zjarrin i shtoni pak piper te zi pluhur, 1 luge gjelle vaj ulliri, lengun e limonit.
- E lini te pushoje per 5-10 minuta dhe e sherbeni te ngrohte me feta buke te thekura dhe te sperkatura me pak kripe dhe vaj ulliri.