Udhëzime
Sot do te shohim si te gatuajme supe me kerpudha; ne fakt kjo recete nuk eshte ne tevertet supe por eshte krem kerpudhash. Kremi i kerpudhave ka nje arome shume te kendshme dhe eshte i pershtatshem per nje darke te lehte dhe te shendetshme.

Supe me kerpudha
Perberesit:
- 400g kerpudha champignon
- 1 thelpi hudher
- vaj ulliri me arome tartufi
- 1 luge gjelle miell
- uje ose leng mishi
- 4 fetta buke te bardhe ( pancarrè)
- majdanos te fresket te grire
- pak kerpudhe tartuf per dekorim siper nese keni
- pak vaj me arome tartufi per dekorim
Udhezimet:
- Pastroni, lani, thani me leter kuzhine dhe i prisni ne feta te holla per se gjati kerpudhat. Hiqni menjane disa feta te prera qe ti perdorni ne fund per zbukurim nese nuk keni kerpudh tartuf.
- Nxehni 4-5 luge gjelle vaj ulliri ne nje tigan me zjarr mesatar. Hidhni hudhren e paqeruar por te shtypur me dore ose me majen e thikes, e skuqni per 1-2 minuta, sa te aromatizohet vaji dhe hidhni kerpudhat e prera. Sperkatini me kripe, piper dhe i skuqni per gati 10 minuta.
- Shtoni miellin, lereni sa te shkrije mire ne tigan dhe pastaj hidhni rreth gjysem litri uje ose me mire leng mishi.
- Lereni te zjeje per 15 minuta, i frulloni te gjithe perberjen me nje frulator ose mikser, pastaj rivendoseni ne zjarr per disa minuta te tjera. I hidhni perseri leng mish nese e shikoni qe eshte e nevojshme, e rregulloni me kripe dhe piper dhe i hidhni pak majdanos te fresket te grire holle.
- E hiqni supen mbas 20 min po dhe e lini te ftohet. Me pas merni mixerin dhe e xhytni ne tenxhere per te grire kerpudhat dhe ta trasformoni supen ne nje krem kerpudhash.
- Per dekor, nese nuk keni kerpudhe tartuf perdorni fetat e bukes.
- Merni buken dhe hiqni pjesen e forte fetave te bukes. Prisni pjesen e bute ne kubike te vegjel dhe i thekni pak ne furre te nxehte.
- E hidhni kremin e kerpudhave ne nje pjate dhe e sherbeni me copat e thekura te bukes ose tartufin e grire siper dhe me vaj me arome tartufi siper.
(Visited 640 times, 1 visits today)










