Background Image

Supe me prodhime deti

0 0
Supe me prodhime deti

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim supe me prodhime deti, ose te quajtur thjesht supe peshku. Kjo eshte nje nder pjatat me te shijshme dhe me te shendetshme qe ju mund te pergatisni ne kuzhinen tuaj. E vemja veshtiresi qe ju ju do te hasni ne realizimin e kesaj supe eshte vetem pastrimi i kujdesshem i peshkut, si edhe pergatitja e lengut me mbetjet e peshkut.  Kete supe mund ta sherbeni thjesht me pak buke te thekur. Per kete supe mund te perdorni çfaredo lloj peshku qe deshironi po ashtu c’do lloj prodhimi deti, mjafton te jene produkte te fresketa.

supe-peshku

Supe peshku

  • Koha e Pergatitjes: 2 ore
  • Koha e Pjekjes: 60 min
  • Koha Totale: 3 ore
  • Porcione: 6
  • Veshtiresia: Mesatare
  • Tipi i Recetes: Pjate e dyte

Perberesit per supen:

  • 500g midhje te fresketa
  • 1 peshk romb
  • 1 peshk shpate
  • 250g merluc
  • 500g kallamare
  • 300g karkaleca deti
  • 250g gjuhez
  • 8 luge gjelle vaj ulliri
  • 200g domate qershi
  • 1 gote vere te bardhe
  • majdanaoz te fresket te grire

Perberesit per lengun:

  • kokat, bishti i peshkut ( merluc, gjuhez, rombi, shpate, etj )
  • 1 dege selino
  • 1 karrote
  • gjysem qepe te bardhe
  • 2 l uje
  • 3 luge gjelle vaj ulliri
  • kripe

Udhezimet:

1. Si fillim pastroni te gjithe peshqit nga luspat dhe te perbrensmet mire, i shplani peshqit me uje te ftohte te rrjedhshem dhe i lini te kullojne per pak minuta ne nje kullejse.

2. Pastroni kallamaret duke duke i shplare plotesisht, mos i zhvishni i lini ashtu sic jane.

3. Per te pergatitur lengun e peshkut veproni ne kete menyre: I prisni ne kubike te vegjel te gjitha perimet ( qepen, karroten, selinone ) dhe i skuqni me vaj ulliri ne nje tenxhere qe nuk ngjit per disa minuta.

4. Merrni te gjitha mbetjet e peshqeve qe keni hequr menjane (kokat dhe bishtat e peshqeve) dhe i shtoni ne tenxhere, shtoni 2 litra uje dhe i lini te gjitha te zjejne ne zjarr te ngadalte per rreth 30 minuta. Gjate kesaj kohe ne siperfaqe do te formohet nje shkume e bardhe te cilen mund ta eliminoni me ndihmen e nje kullejseje. Kur lengu te jete gati e kulloni ne nje kullejse, duke rezervuar te gjithe lengun ne nje ene.

5. Pastroni mire midhjet me uje te rrjedhshem, derisa te eliminoni te gjithe reren dhe myshkun e jashtem, i hidhni ne nje tigan  me vaj ulliri dhe hudhren e grire holle.

6. Ngrini flaken, passi i keni mbukuar me kapak dhe i lini te zjejne per disa minuta derisa te jene hapur. Eliminoni te gjitha ato midhje qe nuk jane hapur. Shtoni veren e bardhe, pak majdanoz te grire dhe vazhdoni ti zjeni per 2 minuta te tjera. I hiqni nga zjarri, kulloni dhe rezervoni ujin e pjekjes, i pastroni nga guaska duke lene disa prej tyre te plota per dekoracion.

7. Lani, pastroni kallamaret duke u eliminuar koken, kembet, guasken dhe i vendosni ne nje tigan qe nuk ngjit me pak vaj ulliri. I lini te piqen per pak minuta, shtoni pak vere te bardhe, filtroni lengun dhe i hiqni menjane kallamaret.

8. Trasferoni ne nje tenxhere te madhe qe nuk ngjit te gjithe lengun e peshkut, te gjithe lengjet e rezervuara dhe e lini ujin te filloje te zjeje. Ne momentin qe uji zjen, shtoni kripen, kallamaret e prere, karkalecat, domatet qershi te prera ne dy pjese dhe me radhe te gjitha pjeset e peshqeve te pastruar.

9. Ne kete pike e ulni flaken ne minimum, mbulojeni tenxheren me kapak dhe vazhdoni zjerjen per rreth 20 min. Mos e perzjeni supen me luge por thjesht tundni shume me delikatese dhe kujdes tenxheren  (kujdes pasi mund te dali lengu!).

10. Pas kalimit te kesaj kohe, shtoni midhjet, majdanoz te grire dhe supa eshte gati.

11. Thekni disa feta buke te sperkatura me vaj ulliri dhe kripe ne furre ose grilje dhe e shoqeroni supen e peshkut me to.

(Visited 317 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Kofsha pule te skuqura me erza
para
Salce me speca te kuq
para
Kofsha pule te skuqura me erza
para
Salce me speca te kuq

Add Your Comment