Udhëzime

Salce specash te kuq
- Koha e Pergatitjes: 30 min
- Koha e Pjekjes: 20 min
- Koha Totale: 50 min
- Porcione: 1 kavanoz qelqi hermetik
- Veshtiresia: Mesatare
- Tipi i Recetes: Salce
Perberesit:
- 20 speca te kuq
- 1 tufe borzilok te fresket
- 4-5 kokrra arra ose bajame
- 100g djath kaçkavall te grire
- vaj ulliri
- piper ose spec djeges
- kripe
Udhezimet:
1. Merrni specat e kuq, i lani mire, u hiqni farat, i prisni me dysh dhe i rreshtoni ne nje tepsi, sperkatini me pak kripe, pak vaj ulliri dhe i piqni ne furren e nxehur me pare 220°C per rreth 15-20 min, ose derisa te jene zbutur pak.
2. Nderkohe qe specat piqen grini ne mikser gjethet e borzilokut me 5 luge vaj ulliri, derisa te jete formuar nje si tip kremi. Nese eshte e nevojshme shtoni akoma vaj ulliri.
3. Kur masa te jete shendrruar ne nje krem, shtoni arrat dhe i grini mire, pastaj shtoni pak nga pak djathin kaçkavall dhe ne fund pak spec djeges, varet nga shija juaj.
4. E trasferoni te gjithe kete perberje ne nje tas dhe e lini menjane derisa te pergatisni edhe specat.
5. I hiqni specat nga furri, i lini te ftohen pak, dhe filloni tu eliminoni lekuren, edhe nese ngelet pak mund ta lini pasi gjithçka do te grihet ne mikser.
6. Filloni dhe i grini te gjitha specat ne mikser, duke shtuar dalengadale pak vaj ulliri. Edhe keto duhet te trasformohen nje krem homogjen.
7. I trasferoni specat e grira tek tasi me pezjerjen me borzilok, i trazoni mire te gjithe keta perberes dhe e provoni per kripe, nese eshte e nevojshme shtoni pak kripe dhe e trazoni perseri.
8. Mund ta perdorni kremin direkt per te pergatitur krostini, brusketa, ose edhe makarona.
9. Nese deshironi ta konservoni per nje kohe te gjate, e hidhni ne nje kavanoz qelqi, e vendosni kavanozin ne nje tenxhere me uje te ftohte ne menyre te tille qe te jete mbuluar 3/4 , e vendosni ne flake te mesme dhe e lini ujin te marre disa vale. Fikni flaken dhe e lini kavanozin brenda ne tenxhere derisa uji te ftohet. Ne kete menyre kremi s’ do te prishet dhe mund ta konsumoni kur te deshironi.