Udhëzime
Sot do te shohim si te gatuajme salce kosi ose e njohur me shume me emrin xaxiqi. Kjo eshte nje recete greke edhe mund te pergatitet me kos te bere vete por te kulluar ne nje rrobe qe mund ta shtroni mbi kullenjese ose me kos te blere. Problemi tipik i emigranteve eshte qe kosi jo vetem qe nuk behet si ne shqiperi pasi ka nje shije shume te embel por edhe kosi qe shitet eshte shume fare kremoz edhe pothuajse eshte e pamundur te kullohet. Si perfundim sekreti eshte te bleni kosin total fage, qe e gjeni ne te gjithe supermerkatet, dhe te perdorni kete te fundit per te bere nje salce kosi shume te mire. Kosi total fage eshte gati per te bere salcen e kosit ne 2 minuta. Le te shohim receten.
Salce Kosi
Perberesit:
- 1/2l kos te bere vete ose nje kuti kos total fage
- 1 kastravec
- vaj ulliri extra te virgjer
- 1 thelpi hudher
- kripe
Udhezimet:
- Merni kosi dhe e hidhni ne nje tas.
- Pastroni kastravecin dhe e grini me rende jo shume te imet. Nje pjese e beni kubik te vegjel per ganityre.
- Pastroni hudheren dhe e prisni shume te imet.
- Shtoni kripen sipas deshires dhe nje filxhan kafeje vaj ulliri.
- Perzieni salcen e kosit mire dhe e vendosni ne ene per ta sherbyer.
- Zbukuroni salcen e kosit me kubiket e kastravecit.