Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!
0 0
Gliko me nerenxa

Shpernda receten ne kanalin tuaj:

Ose kopjoni lidhjen e meposhteme dhe dorgojani kujt te doni!

Gliko me nerenxa

Udhezimet

Shpernda

Ne kete artikull do te shohim si te gatuajme gliko me nerenxa, nje dessert shume i privilegjuar, i cili do pak kohe per tu realizuar por ne fund rezultati eshte shume shume i kenaqshem. Personalisht me pelqene jashte mase kjo recete. Nje ide e kesaj recete eshte edhe sherbimi i copave te nerenzave te zhytura te cokollate te shkrire.

Gliko me nerenxa

Gliko me nerenxa

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 20-25
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:

  • 1 kg nerenxa
  • 1 kg sheqer
  • 3 gota uje

Udhezimet:

  1. Si fillim i lajme nerenzat dhe pastaj me nje rende te imet u heqim nje shtrese shume te holle lekure.
  2. I shplajme perseri ne uje te ftohte te rrjedhshem dhe i vendosim ne nje ene me uje te ftohte.
  3. I leme ne uje per rreth 2-3 dite, duke ua nderruar ujin 3-4 here ne dite, sepse ne kete menyre u iken hidherimi.
  4. Nese gjate qendrimit ne uje lekura e nerenzave zbutet, i fusni ne uje me sode perr rreth 3 ore, qe te rimari perseri fortesine e duhur.
  5. Pasi kane kaluar 2-3 dite, i marim nerenzat dhe i presim ne kater pjese te barabarta secilen.
  6. U shtrydhim lengun duke i kapur me kujdes ne te te dy ekstremitetet e theles se prere, dhe ne kete menyre eleminohen dhe farat.
  7. Pasi kemi mbaruar me te gjitha thelat e prera, i shplajme perseri me uje te rrjedhshem dhe i vendosim ne nje kullejse qe te kullojne.
  8. I kapim me kruajtese dhembesh ne te dy cepat qe tu japim nje forme sa me te bukur.
  9. Nderkohe pergatisim sherbetin:
  10. Hedhim sheqerin dhe ujin ne nje tenxhere te madhe, e leme sa te marr vale, dhe pasi kane kaluar 10 min nga vala e pare hedhim nerenzat te zjejne ne zjarr shume te ngadalte per rreth 1 ore, ose derisa te shikoni qe kane marre nje ngjyre te bukur trasparente.
  11. I leme te ftohen brenda ne sherbet, u eliminojme kruajteset e dhembeve dhe i sherbejme.

 

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Tave me kungull
mbas
Sallate tershere
para
Tave me kungull
mbas
Sallate tershere

Komento receten