Voto Receten (1 Vote)
Cerealet jane ne ushqim shume i shendetshem per organizmin tone, keshtu qe per te gjithe ata persona qe duan te mbajne linjat e trupit dhe te kenaqen ne te njejten kohe po u sjellim nje recete te mire dhe te shendeteshme. Le te mesojme se bashku si te gatuajme sallate tershere. Kjo recete eshte nje varjant shume light si per ditet e nxehta te veres ashtu edhe per ditet e ftohta te dimrit. Ne vend te tersheres ju mund te perdorni çfaredo lloj çereali tjeter.

Sallate tershere
Perberesit:
- 250g tershere
- 150g ton peshku ne kuti
- 7-8 kokrra domate qershi
- 1 kastravec
- 100g djath mocarel, ose djath kaçkavall
- 4-5 gjethe borzilok te fresket (me preference)
- vaj ulliri
- kripe
Udhezimet:
- Per te pershpejtuar kohen e zjerjes se tersheres e vendosni ne nje ene me uje te ftohte per rreth 4 ore.
- Pas kalimit te kesaj kohe e çoni te zjeje ne nje tenxhere ne zjarr te ngadalte per 20 minuta ose derisa sa te jete zbutur.
- E kulloni ne nje kullejse dhe e lini te ftohet.
- Nderkohe qe tershera e zjere ftohet pergatisni perberesit e tjere.
- Lani domatet dhe kastravecin, me pas qeroni pastroni kastravecit duke i hequr lekuren dhe e prisni ne kubike te vegjel, po ashtu prisni edhe domatet ne kubike te vegjel.
- Copetoni tonin e peshkut me nje pirun dhe me pas prisni dhe djathin mocarela ose djathin kaçkavall ne kubike te vegjel.
- I hidhni te gjithe perberesit qe pergatitet ne nje tas sallate dhe ne fund shtoni tersheren, sperkatini masen me kripe dhe 3 luge vaj ulliri, i perzjeni me delikatese dhe e sherbeni ne tavoline.
- Nese doni ti lini pak perberesit qe te kombinohen shijet mire me njera tjetren e vendosni tasin me sallate tershere ne frigorifer per 1 ore, duke e mbuluar me kapak ose me leter plastike.










