Background Image

Byrek me gjize dhe veze

0 1
Byrek me gjize dhe veze

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete artikull do te shohim si te gatuajme byrek me gjize dhe veze, nje menyre tjeter i pergatitjes se byrekut, shume shijshem dhe mjaft i perdorur ne vendin tone. Mund ta pergatisni vete petet per byrekun siç do tu tregojme ne vazhdim, ose ne alternative mund ti blini te gatshme. Mund te shoqeroni byrekun me gjize me nje gote dhalle.

Byrek me Gjize

  • Koha e Pergatitjes:
  • Koha e Pjekjes:
  • Koha Totale:
  • Porcione: 6
  • Veshtiresia: E Lehte
  • Tipi i Recetes: Pjate e pare

Perberesit:

  • Perberesit per brumin: 500g miell te tipit 00
  • 1 gote uje te vaket
  • 1 maj luge gjelle kripe
  • 2 luge gjelle vaj luledielli
  • Perberesit per mbushjen:500g gjize
  • 4-5 kokrra veze
  • 1 filxhan kafeje qumesht
  • kripe
  • piper (me preference)

Udhezimet:

  1. E hidhni miellin ne nje tepsi, i shtoni kripen, e trazoni me duar dhe formoni ne mes nje grope ku do te hidhni vajin dhe ujin e vaket.
  2. E punoni miellin derisa te krijohet nje mase e bute dhe elastike. E mbuloni brumin me nje pecete te paster dhe e lini te pushoje per 10 minuta, jo me shume pasi zbutet shume dhe hasni veshtiresi ne hapjen e peteve.
  3. Pasi kalojne 10 minuta filloni te hapni petet. Peta duhet ti hapni sa me shume te mundeni ne menyre qe te arrini si risultat nje pete trasparente. Kur peta te jete gati e lini te pushoj per nje minute.
  4. Petet i hapni ne madhesi te tepsise qe do beni byrekun, dhe afersisht duhet te jene 7-8 pete gjithsej. Ne çdo pete qe hapni duhet ta sperkatni pak me vaj luledielli ose vaj ulliri akoma me mire, pasi ne kete menyre petet nuk ngjiten me njera tjetren.
  5. Ne nje tas te madh pergatisni mbushjen e byrekut: hidhni gjizen, vezet, kripe sa nevojitet dhe pak piper te bluar nese deshironi. I trazoni te gjithe keta perberes me luge, dhe pasi keni shtruar 4-5 pete e trasferoni te gjithe mbushjen mbi peten e 5-te, duhe e hapun me ndihmen e nje luge neper te gjithe siperfaqen e tepsise.
  6. Hapni me radhe dhe 4 pete te tjera, gjithmone duke mos harruar qe çdo pete ta sperkatni me pak vaj.
  7. Nxehni furren ne 180°C dhe e vendosni byrekun te piqet nga te dyja anet.
  8. Pasi te jete pjekur plotesisht, te kete mare nje ngjyre kafe te lehte nga te dyja anet, e sperkatni me gjysem gote uji ose qumesht siper dhe e mbuloni me nje tepsi tjeter siper, ose me leter alumin, ne menyre te tille qe petet te jene te buta ne momentin qe e sherbeni.
(Visited 1 745 times, 1 visits today)

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Sallate tershere
para
Gjelle me patate
para
Sallate tershere
para
Gjelle me patate

Një koment Mëshej komentet

Add Your Comment