Background Image

Byrek me mish

0 0
Byrek me mish

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te mesojme si te gatuajme byrek me mish. Byreku me mish pergatitet me mish te grire viçi i cili i jep nje shije shume te mire, me qepe te grira, pak salce domateje dhe piper pluhur nese deshironi. Brumi per byrekun eshte i thjeshte per tu pergatitur, ose nese s’ doni te humbisni shume kohe per hapjen e peteve mund te blini edhe pete te gatshme.

si-te-gatuajme-byrek-me-mish

Byrek me mish

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 6
  • VESHTIRESIA: E Mesme
  • TIPI I RECETES: Pjate e pare

Perberesit:

  • Perberesit per brumin e byrekut: 500g miell te tipit 00
  • 1 gote uje te vaket
  • 1 maj luge gjelle kripe
  • 2 luge gjelle vaj luledielli
  • Perberesit per mbushjen: 500g mish te grire, mundesisht mish viçi
  • 3-4 qepe te thata
  • 4 luge vaj ulliri
  • 2 luge gjelle salce ose 2 kokrra domate te pjekura
  • kripe
  • piper (me preference)

Udhezimet:

  1. Si fillim pergatisni mbushjen e byrekut: Pastroni, lani dhe grini qepet ne kubike te vegjel.
  2. Coni nje tenxhere (me mire nese eshte me presion tenxherja) ne zjarr mesatar, hidhni vajin e ullirit, qepet e grira, i skuqni per 2-3 minuta dhe shtoni mishin e grire. I skuqni per disa minuta derisa mishi te kete marre nje ngjyre kafe te lehte, dhe pastaj shtoni domate te grira ose salcen. I skuqni te gjitha se bashku per 2 minuta te tjera dhe hidhni kripe aq sa nevojitet. Nese deshironi i hidhni dhe pak piper pluhur.
  3. Hidhni 2 gota uji ne tenxhere ose derisa e gjithe masa te mbulohet dhe e mbyllni tenxheren me kapak. E lini te zjeje per rreth 20 min, duke e kontrolluar here pas here qe mos te digjet mishi.
  4. Nderkohe qe mishi me qepet zien pergatisni brumin e byrekut: E hidhni miellin ne nje tepsi, i shtoni kripen, e trazoni me duar dhe formoni ne mes nje grope ku do te hidhni vajin dhe ujin e vaket.
  5. E punoni miellin derisa te krijohet nje mase e bute dhe elastike. E mbuloni brumin me nje pecete te paster dhe e lini te pushoje per 10 minuta, jo me shume pasi zbutet shume dhe hasni veshtiresi ne hapjen e peteve.
  6. Pasi kalojne 10 minuta filloni te hapni petet. Peta duhet ti hapni sa me shume te mundeni ne menyre qe te arrini si risultat nje pete trasparente. Kur peta te jete gati e lini te pushoj per nje minute.
  7. Petet i hapni ne madhesi te tepsise qe do beni byrekun, dhe afersisht duhet te jene 7-8 pete gjithsej. Ne çdo pete qe hapni duhet ta sperkatni pak me vaj luledielli ose vaj ulliri akoma me mire, pasi ne kete menyre petet nuk ngjiten me njera tjetren.
  8. Pasi mbushja eshte gati e trasferoni ne nje kupe te hapur qe te ftohet dhe pasi keni shtruar peten e katert e hidhni mbushjen dhe e hapni me kujdes neper te gjithe siperfaqen e peteve.
  9. Vazhdoni te hapni dhe te shtroni njera pas tjetres dhe 4 petet e tjera, duke mos harruar ti sperkatni gjithmone me pak vaj.
  10. Nxehni furren ne 200°C dhe pasi te jete nxehur vendosni tepsine me byrek.
  11. E piqni byrekun nga te dyja anet per rreth 30 minuta, derisa te kete mare ngjyre dhe e fikni furren.
  12. E sperkatni byrekun me mish me pak uje nga siper dhe e mbuloni me nje tepsi qe te rri i bute dhe mos te thahen petet.
  13. Sherbejeni byrekun te ngrohte.
(Visited 1 544 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Cheesecake me kos dhe cokollate te bardhe
para
Brusketa me salce domate dhe mocarel
para
Cheesecake me kos dhe cokollate te bardhe
para
Brusketa me salce domate dhe mocarel

Add Your Comment