Background Image

Byrek me spinaq

0 0
Byrek me spinaq

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Me ane te kesaj recete do te mesojme si te gatuajme byrek me spinaq, nje version shume i perdorur ne te gjitha krahinat e vendit tone. Byreku pergatitet shume thjesht, me spinaq te fresket, por nese duam nje shije akoma me te mire i shtojme pak djath te bardhe te grire, ose ne mungese gjize dhe ne fund pak menderz te njome.

si-te-gatuajme-byrek-me-spinaq

Byrek me spinaq

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 6
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Pjate e pare

Perberesit:

  • Perberesit per brumin e byrekut: 500g miell te tipit 00
  • 1 gote uje te vaket
  • 1 maj luge gjelle kripe
  • 2 luge gjelle vaj luledielli
  • Perberesit per mbushjen: 300-400g spinaq
  • 100g djath te bardhe ose gjize
  • 1 tufe te vogel menderz te njome
  • kripe
  • vaj ulliri

Udhezimet:

  1. Si fillim pergatisni brumin e byrekut: E hidhni miellin ne nje tepsi, i shtoni kripen, e trazoni me duar dhe formoni ne mes nje grope ku do te hidhni vajin dhe ujin e vaket.
  2. E punoni miellin derisa te krijohet nje mase e bute dhe elastike. E mbuloni brumin me nje pecete te paster dhe e lini te pushoje per 10 minuta, jo me shume pasi zbutet shume dhe hasni veshtiresi ne hapjen e peteve.
  3. Pasi kalojne 10 minuta filloni te hapni petet. Peta duhet ti hapni sa me shume te mundeni ne menyre qe te arrini si risultat nje pete trasparente.
  4. Kur peta te jete gati e lini te pushoj per nje minute.
  5. Petet i hapni ne madhesi te tepsise qe do beni byrekun, dhe afersisht duhet te jene 7-8 pete gjithsej. Ne çdo pete qe hapni duhet ta sperkatni pak me vaj luledielli ose vaj ulliri akoma me mire, pasi ne kete menyre petet nuk ngjiten me njera tjetren.
  6. Teksa brumi pushon pergatisni mbushjen:
  7. Pastroni mire, lani, thani spinaqin. E grini holle me thike, i shtoni menderzen e grire, djathin e bardhe te thermuar, pak kripe nese nevojitet, 4-5 luge vaj ulliri dhe i perzjeni mire te gjithe perberesit.
  8. Pasi mbushja eshte gati e trasferoni ne nje kupe te dhe pasi keni shtruar peten e katert e hidhni mbushjen dhe e hapni me kujdes neper te gjithe siperfaqen e peteve.
  9. Vazhdoni te hapni dhe te shtroni njera pas tjetres dhe 4 petet e tjera, duke mos harruar ti sperkatni gjithmone me pak vaj.
  10. Nxehni furren ne 200°C dhe pasi te jete nxehur vendosni tepsine me byrek.
  11. E piqni byrekun nga te dyja anet per rreth 30 minuta, derisa te kete mare ngjyre dhe e fikni furren.
  12. E sperkatni byrekun me spinaq me pak uje nga siper dhe e mbuloni me nje tepsi qe te rri i bute dhe mos te thahen petet.
  13. Sherbejeni byrekun te ngrohte.
(Visited 914 times, 1 visits today)

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Tave me kungull – Parmigiana
para
Shendetlie me arra dhe mjalte
para
Tave me kungull – Parmigiana
para
Shendetlie me arra dhe mjalte

Add Your Comment