Background Image

Shendetlie me arra dhe mjalte

0 0
Shendetlie me arra dhe mjalte

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
Per Shendetlie
3 gota Miell Miell i tipit 00
2 filxhan kafeje Gjalp Gjalpi duhet te jete i shkrire
2 filxhan kafeje Mjalte
2 filxhan kafeje Arra arrat duhet te jene te grira
4 kokrra (3 te plota + 1 e verdhe) Veze
1 gote uji Sheqer
1 maje luge kafeje Sode buke
1 maje luge kafeje Fryres per embelsira
Per Sherbetin
2 gota e gjysem Uje
3 gota e gjysem Sheqer
Lekure e gire Limon
Pak fare Kanell

Embelsire tradizionale me arra dhe mjalte

Kuzhinë:

Përbërsit

  • Per Shendetlie

  • Per Sherbetin

Udhëzime

Shpërnda

Kjo eshte receta per shendetlie me arra dhe mjalte, receta klasike e embelsires me te preferuar per ditet e festave, per ditelindje ose edhe thjesht edhe per te djelen. Karakteristika e kesaj emebelsire eshte aroma e cila krijohet nga kombinimi i mjaltit me perbersit e tjere. Me siguri nuk eshte nje recete dietetike ose e lehte. Por ska rendesi pasi jo cdo dite duhet te jeni ne diete. 

Shendetlie me arra dhe mjalte

 

(Visited 5 687 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Merrni nje tas te madh dhe hidhni 3 vezet, shtoni sheqerin dhe i trazoni mire me nje luge druri. Me pas shtoni dy luge uje tek vezet dhe trazoni serisht.

2
I kryer

Shtoni tek tasi gjalpin e shkrire pak me pare ( duhet te kete pak e shume pamjen e vajit, jo te jete i ngrire), shtoni mjaltin dhe pastaj arrat e grira.

3
I kryer

Ne nje tas tjeter sitni miellin qe te mos kete kokrriza, hidhni ne te soden dhe fryresin e embelsirave dhe i trazoni.

4
I kryer

Shtoni masen qe pergatitet me pare me veze dhe mjalt avash e avash tek mielli duke trazuar nga poshte larte deri sa te mbaroni komplet masen. Sapo keni pergatiutur masene e shendetlies.

5
I kryer

Merni nje tave te rrumbullakte dhe e lyeni siperfaqen me gjalpe dhe me pas sperkateni me miell (kjo gje ben te mundur qe tava te behet antiaderent dhe shendelia mos te ngjitet).

6
I kryer

Shtoni masen e shendelies me arra dhe mjalte ne tepsi. E lyeni siperfaqen e shendetlies me te verdhen e vezes, ne menyre qe kur te piqet te mare nje ngjyre te bukur kafe te embel.

7
I kryer

Nxehni furrrin ne 180°C dhe e piqni shendetlien per rreth 30-35 minuta, ose derisa te kete mare nje ngjyre te bukur kafe. Nese doni te dini qe shendetlia eshte pjekur apo jo, fusni nje kruajtese dhembesh ne mes, dhe nese ajo del e thate, do te thote qe eshte pjekur.

8
I kryer

Nderkohe qe shendetlia piqet, pergatisni sherbetin: hidhni sheqerin dhe ujin ne nje tenxhere, ne momentin qe fillon te mare vale, i hidhni lekuren e limonit dhe pak kanelle nese deshironi, dhe e lini sherbetin te zjeje vetem 10 minuta nga momenti i vales.

9
I kryer

Kur shendetlia te jete pjekur, e lini te ftohet ne tepsi (mos e hiqni nga tepsia, pasi do ta sherbetosni). Kur te jete ftohur e prisni ne rombe te vegjel dhe i hidhni sherbetin pak fare te vaket.

10
I kryer

E lini te regjet rreth 2-3 ore para se ta sherbeni ne tavoline. Mund te dekoroni piaten me shendetlieduke vendosur nje pirun anash dhe te sperkatni siper pirunit me kakao (si ne figure)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Byrek me spinaq
para
Tave me kungull
para
Byrek me spinaq
para
Tave me kungull

Add Your Comment