Udhëzime
Per te gatuar kungujt egzistojne shume menyra, por ne kete recete do te shohim si te gatuajme tave me kungull, por kete here parmigiana me ragu bolonjeze. Ky eshte nje version te cilin mund ta sherbeni si pjate te vetme, pasi ka nje shumellojshmeri perberesish. Per te pergatitur ragu all bolognese receten e gjeni ketu Si te gatuajme Salce me Mish te Grire – Ragu alla Bolognese.

Tave me kungull
Perberesit:
- 1 kg kunguj te gjate
- 500g – 700g ragu bolonjeze
- 100 gr djath kaçkavall te grire
- kripe
- piper
- 1 gote qumesht (me preference)
Udhezimet:
- I lani, i thani dhe i prisni kungujt ne feta te holla per se gjati. Filloni ti piqni pa vaj ne nje grilje te nxehte ose zgare.
- I piqni te gjitha fetat e kungujve me radhe derisa te mbarojne plotesisht.
- Merrni mundesisht nje tepsi katrore dhe si fillim shtroni nje shtrese feta kungujsh, sperkatini me pak kripe, hidhni pak qumesht dhe shtroni nje shtrese me ragu.
- Grini pak djath kaçkavall dhe rifilloni te beni te njejten proçedure deri ne perfundimin e te gjithe perberesve, duke patur kujdes qe shtresa e fundit te jete kunguj, ragu dhe djath i grire kaçkavall me bollek siper.
- Nxehni furren ne 180°C dhe piqeni parmigianen per rreth 30 min, ose derisa kungujt te jene zbutur dhe siperfaqja te kete mare nje ngjyre te lehte kafe.
- E hiqni tepsine nga furri dhe e lini te ftohet per 15 minuta para se ta prisni dhe ta sherbeni ne tavoline taven me kunguj.
(Visited 559 times, 1 visits today)








