Background Image

Musaka me mish te grire dhe beshamel

0 0
Musaka me mish te grire dhe beshamel

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
450 gr vici Mish i grire
1 kokerr Qepe e bardhe
1 gote Vere e bardhe
1 kg Domate
50gr Djath i grire
3 kokrra te mesme Patate
1 kg Patellxhane
1 luge gjelle Vaj ulliri
1 gote rakie Vaj luledjelli
Kripe
Piper i zi
Qimnon
Rigon
Per asemblimin e pjates
1/2 l Salce beshamel
25 gr Djath i grire
Kuzhinë:

Përbërsit

  • Per asemblimin e pjates

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim pikerisht si te gatuajme musaka, e cila eshte nje recete tipike greke. Musaka ngjan shume me pajten lazanja italine por nuk eshte e njejta gje. Eshte nje recete shume e njohur ne greqi dhe perdoret shume pasi eshte nje pjat plot kalori dhe energji. Mjafton nje pajte me musaka dhe jeni ne rregull pothuajse per gjithe diten. Nuk eshte recete e shpejte, eshte komplekse dhe ka shume hapa per tu pergatitur por ka nje te mire qe mund ta konservoni per 2 dite ne frigorifer. Per kete recete ju duhet te pergatisni gjysem liter salce beshamel, receten e te ciles e gjeni ketu: Salca Beshamel Receta

Si te gatuajme Musaka

Si te gatuajme musaka
Si te gatuajme musaka
(Visited 1 073 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Pergatitja e mishit

Pasi keni qeruar qepen e lani dhe e prisni ne kubike te vegjel. Vendosni nje tigan te gjere ne zjarr dhe shtoni vajin e ullirit. Skuqni qepen pasi vaji te jete nzehur pak.
Shtoni mishin e grire dhe e lini dhe trazoni deri sa te jete skuqur ne menyre te njetrajteshme.
Shtoni veren e bardhe dhe domatet e lara dhe te prera ne copa te vogla. Rregulloni me pak kripe sipas deshires, piper te zi, rigon si dhe qimnon. Filloni gjithmone te hodhni erzat pak e nga pak dhe provoni deri sa tu pelqej ne shije, shtoni me shume erzat qe preferoni. Lini mishin te ziej ne veren dhe lengun e tij deri sa te mos kete me leng dhe mishi te jete zier. Shtoni 25 gr djath te grire dhe trazini mire.

2
I kryer

Pergatitja e patellxhaneve

Lani patellxhanet dhe i fshini me nje pecete te thate. Eliminoni bishtin dhe me pas i prizni per se gjati duke krijuar feta te holla dhe te gjata. I hidhni ne nje tas me uje dhe kripe dhe i lini te pushojne per gati 30 min. Me pas i kulloni dhe i skuqni me vaj luledjelli ne nje tigan antiaderent deri sa te marrin nje ngjyre te embel kafe.
I vendosni ne nje pjate ku me par keni shtruar disa kartopecata qe te thithin vajin e tepert.

3
I kryer

Pergatitja e patateve

Pasi keni qeruar patatet i prisni ne thela te rrumbullakta dhe i skuqni shpejt e shpejte me pak vaj luledjelli. Duke i kaurdisur shtoni pak rigon dhe piper te zi. I hiqni dhe i lini ne nje pjate ku keni vendosur kartopeceta qe te thothon vajin e tepert.

4
I kryer

Asemblimi i musakes

Merni nje tepsi katrore antiaderenete dhe filloni me shtresen e pare te musakes. Shtresa e pare eshte me patate (i hidhni te gjitha patatet). Shtresa e dyte eshte me patellxhane (hidhni gjysmat), shtoni mishin e grire komplet dhe me pas gjysmat e tjera te patellxhaneve. Shtoni siper shtresen e fundit e cila eshte salca beshamel dhe me pas sperkateni musakan me djath te grire.
Vendoseni musakan ne furre per 1 ore ne 180° C. Kur siper te jete formuar nje siperfaqe krokante dhe ngjyre kafe e embel musaka eshte gati. E hiqni musaken nga furri dhe e lini te ftohet per 10 min. E sherbeni ne copa katrore.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Peshk shpat ne furre
para
Krem pasticerie
para
Peshk shpat ne furre
para
Krem pasticerie