Përbërsit
-
6 thela te pastruara Peshk shpat
-
2 luge gjelle Vaj ulliri
-
2 kokrra Limon
-
sipas deshires Kripe
-
1 dege e fresket Majdanoz
-
1 luge kafeje Gjalp
-
Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme peshk shpate ne furre. Kjo recete jo vetem qe pergatitet ne dy minuta , por edhe piqet shpjete dhe ka nje shije shume te mire. Nje pajte peshku e shpejte e shijeshme dhe e shendeteshme. Mund te shoqeroni peshkun shpat me patate te ziera ose thjesht me pak sallate jeshile. Per te pegatitur pjaten ju duhet peshk shpat i fresket i prere ne feta me lartesi me pak se nje centimeter. Ju dhet pak pier i zi ose edhe i kuq ose roze.
Si te gatuajme peshk shpat ne furre
Hapat
1
I kryer
|
Si fillim merni limonat dhe i ndani secilin ne 4 pjese. I ndani sipas deshires tuaj. Do te keni gjithesej 8 feta limoni. 2 thela limoni ju duhen per lengun kurse 6 thelat e tjera per dekor ne cdo pjate ku do te vendosni nga nje thele peshk shpat. |
2
I kryer
|
Merni thelat e peshkut shpate (te cilat i keni pastruar me pare) dhe i kriposni sipas deshires, shtrydhni siper pak leng limoni dhe i lini menjane te marinohen per 5-10 minuta. |
3
I kryer
|
Merni nje tepsi dhe e lyeni me nje luge vaj ulliri, rreshtoni thelat e peshkut shpate mbi te dhe sperkatini serisht me lugen tjeter te vajit te ullirit. Sperkatni siper fetave te peshkut me pak piper te zi nese deshironi. |
4
I kryer
|
Vendosni thelat e peshkut ne furre te piqen per 15-20 min ne 180 °C. Do te vini re se peshku do te mari siper nje ngjyre te kuqerremte... do te thote qe eshte gati. |
5
I kryer
|
Sherbeni peshkun te ngrohte, pasi e nzirrni nga furri vendosni siper cdo thele pak fare gjalp i cili do te shkrij nga temperatura e peshkut. I ndani thelat e peshkut shpat ne pjata dhe me pas dekoroni me majdanozin e fresket te grire holle dhe me nje thele limoni anash. Shoqeroni cdo pjate me peshk shpat me sallate jeshile ose me cfare te deshironi. |