Përbërsit
-
1kg Midhje
-
100gr Buke e grire
-
50gr Djath i grireDjath kackavall
-
1 thelpi Hudher
-
1 tufe Majdanoz
-
2 luge gjelle Vaj ulliri
Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme midhje ne furre gratin. Midhjet gratin ose gratinate (ne gjuhen italiane) jane mollusqet te mbushura me buke te gire. Kjo tave me midhje eshte nje ide shume e mire nese doni te gatuani dicka te vecante por edhe te shpejte.
Midhje te mbushura ne furre (gratinate)
Hapat
1
I kryer
|
Si fillim lani mire midhjet ne uje te bollshem, mund te perdorni nje furce per te eliminuar myshqet siper guaskes ose i ferkoni fort me njera tjetren qe te humbasin reren. Terhiqni fijet e siperme qe lidhin dy guaskat. I lini ne nje tepsi menjane. |
2
I kryer
|
Lani majdanozin, e kulloni dhe me pas e grini imet me thike. Pastroni hudhern dhe e grini edhe ate imet me thike. |
3
I kryer
|
Pergatisni mbushjen e midhjeve ne kete menyre. Ne nje tas vendosni buken e grire, djathin e grire, majdanozin e gire, hudhern e grire, sperkatni siper me piper te zi dhe ne fund shtoni nje luge vaj ulliri dhe trazoni mire. Mbushja nuk ka nevoj per kripe pasi mjafton kripa e bukes dhe e djathit por nese e preferoni edhe me te kripur shtoni pak kripe me majen e gishtave. |
4
I kryer
|
Merni midhjet nje e nga nje dhe me ndihmen e nje thike me maje i hapni guaskat dhe i mbushni me masen qe pergatitet me pare. Mushni si fillim guaskat qe kane midhjen brenda, nese u tepron mbushje e perdorni per te mbushur guaskat e tjera. |
5
I kryer
|
Lyeni me pak vaj taven dhe i rreshtoni siper guaskat. I vendosni ne furre te piqen per vetem 5 minuta ne 200°C. I sherbeni direkt sa te po kene dale nga furri. |