Background Image
  • Home
  • Gjelle
  • Shakshuka receta e vezeve ne tigan me domate dhe speca

Shakshuka receta e vezeve ne tigan me domate dhe speca

0 0
Shakshuka receta e vezeve ne tigan me domate dhe speca

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
4 kokrra Veze
Gjysem kokrre Qepe e bardhe
1 luge gjelle Salce domate concentrat
Gjysem Spec
2 thelpinj Hudher
2 kokrra Domate
2 gota Uje
Gjysem Limon
3 luge gjelle Vaj ulliri
1 Spec djeges i kuq
1 luge kafeje Qimnon
Disa gjethe per dekor Majdanoz
2 mollza gishtash Kripe

Pjata tradicionale Israeliane

Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Shakshuka eshte nje pjate tradizionale izraeliane, edhe pse origjinen e ka nga Algjeria dhe Tunizia, receta e saj u trasportua  ne Israel nga disa hebrenj nen periudhen e imperit Otoman. Shakshuka do te thote i trazuar ose perzierje, pasi ka nje perzierie aromash dhe perbersish. Nje mix shijesh unike qe e ben pjaten shume origjinale dhe shumengjyreshe. Pjata sherbehet direkt ne tiganin ku gatuhet bashke me buke ose me pite. Dhe nuk duhet te mungoj ne fund fshirja e tiganit me nje cope buke per ta shijuar komplet pjaten. Shakshuka eshte pak pikante por ju mund te dozoni specin djeges sipas deshires ose dhe mos ta shtoni fare. Por receta klasike eshte me spec djeges.

(Visited 272 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Merni nje tigan te madh (ku mund te shtoni 4 veze brenda), hidhni vajin e ullirit dhe e lini te nzehet pak. Nderkohe pastroni qepen, hudhren dhe specin. Shtoni tek vaji qepen e prere ne kubik te vegjel dhe e lini te skuqet pake.

2
I kryer

Shtoni tek tigani me qep edhe hudhren dhe me pas specin djeges te grire imet (nese e doni pjaten jo shume pikante shtoni pak fare spec) , trazoni dhe me pas shtoni gjysmen e speces qe me pare e keni prere ne shirita per se gjati ose edhe ne pjese te vogla.

3
I kryer

Trazoni serisht te gjithe perbersit dhe me pas shtoni salcen e domates koncetrat dhe e lini te skuqet pak. Nderkohe pastorni dy domatet dhe i grini ne rende duke eliminuar lekuren. Shtoni domatet e grira ne tigan, trazoni serisht dhe ne fund shtoni gotat me uje. Hidhni brenda pluhirn qimnon (cumin ose cumino). E lini salcen te ziej ne flake te mesme duke e perzier ndonjehere qe te mos ngjitet.

4
I kryer

Kur salca te jete terhequr (uji te kete avulluar) rregulloni me pak kripe, shtoni lengun e gjysmes se limonit dhe trazoni serisht. Ne kete moment keni harritur gati perfundimin e pjates shakshuka.

5
I kryer

Shtoni mbi salce 4 vezet duke patur kujdes qe mos te cani te verdhen e vezes. I vendosni vezet jo shume afer njera tjeteres. Prisni deri sa e bardha e vezes te jete pjekur dhe te jete shendrruar ne mase kompakte me ngjyre te bardhe dhe jo trasparente. Ne kete moment e hiqni tiganin nga zjarri.

6
I kryer

E sherbeni shakshuka-n direkt ne tigan duke e dekoruar me gjethe majdanozi te grire dhe te fresket siper direkt mbas hqjes nga zjarri. Kujdes mos te digjeni nga tigani i nzehte!
E hani shakshuken duke zhytur copat e bukes ne tigan.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Midhje ne furre gratin
para
Portokalopita, torte me portokalle
para
Midhje ne furre gratin
para
Portokalopita, torte me portokalle
Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here