Background Image

Gjelle me presh dhe karrota

0 0
Gjelle me presh dhe karrota

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Kjo receta e soteshme eshte vegjetariane por edhe per ke ne kete moment eshte ne diete edhe do te haj dicka te mire. Mos mendoni se kur nje gjelle behet pa mish nuk ka shije! Duhet ta provoni njeher dhe te kuptoni qe jo vetem vegjetarianet hane shendetshem por edhe me shije. Sot do te shohim si te gatuajme gjelle me presh dhe karrota. Per gjellen ju duhet te perdorni vetem pjesen e bardhe te preshit dhe jo gjethet. Eshte mire sikur te keni edhe nje hudher te njome.

Gjelle me presh dhe karrota

Gjelle me presh dhe karrota

  • Koha e Pergatitjes: 15
  • Koha e Pjekjes: 35
  • Koha Totale: 50
  • Porcione: 2 porcione
  • Veshtiresia: E Lehte
  • Tipi i Recetes: Pjate e pare

PERBERESIT:

  • 3 presh (vetem pjesa e bardhe)
  • 3 karrota te mesme
  • 1 gote uji me vere te bardhe
  • 1 hudher e njome (e zvendesoni me 2 thelpinj nese nuk keni)
  • 1 luge gjelle vaj ulliri
  • kripe sipas deshires
  • piper i zi sipas deshires

UDHEZIMET:

  1. Merni preshet dhe karrotat dhe i lani mire. Preshet i prisni ne rrota jo shume te trasha, karrotat i grini ne rende jo shume imet por te mesme. Qeroni hudhren dhe e prisni ne kubike te vegjel.
  2. Merni nje tigan qe nuk ngjit dhe shtoni ne te vaijn e ullirit, e lini te nzehet pak dhe me pas shtoni hudhren dhe e kaurdisni per disa minuta sa te marre pak ngjyre.
  3. Shtoni karrotat dhe i lini te skuqen pak  dhe me pas shtoni preshin e prere ne rrota. Skuqni te gjithe perbersit mire deri sa te vyshekn pak.
  4. Shtoni goten me vere te bardhe, trazoni mire dhe e lini te avulloj plotesisht.
  5. Shtoni nje gote me uje dhe rregulloni me kripe dhe piper. Lini gjellen me presh te ziej ne flake te mesme per rreth 25-30 min ose deri sa preshet te jene gati dhe uji te avulloj pothuajse teresisht dhe te ngelet pak ne fund.
  6. Sherbeheni me 3 mini feta buke integrale.
(Visited 1 968 times, 5 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Lule kungulli te mbushur ne furre
para
Pana kota me luleshtrydhe
para
Lule kungulli te mbushur ne furre
para
Pana kota me luleshtrydhe

2 Komente Mëshej komentet

Add Your Comment