Lule kungulli te mbushur ne furre

Shpernda ne kanalet e tua social

Or you can just copy and share this url

Mbaje shenim

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

Lule kungulli te mbushur ne furre

Udhezime

Sot do te shohim nje recete vegjetariane shume te shijeshme dhe te shendetshme. Do te shohim si te gatuajme lule kungulli te mbushur me domate, djath grek dhe ullinj dhe ne fund te pjekur ne furre. Lulet e kungullit duhet te jene te fresket dhe te gatuhen menjehere pasi prishen shume shpejte dhe humbasin vetite e tyre. Ju mund te blini edhe kungujt te cilet kane akoma ngjutur lulet, ne kete menyre jeni te sigurt qe lulet e kungullit jane akoma te fresket.

Loading...

Lule kungulli te mbushur

Lule kungulli te mbushur

  • Koha e Pergatitjes: 15
  • Koha e Pjekjes: 20
  • Koha Totale: 35
  • Porcione: 10 lule kungulli te mbushur
  • Veshtiresia: E Lehte
  • Tipi i Recetes: Antipaste, Ganityre

PERBERESIT:

  • 10 lule kungulli te fresket
  • 100gr djath te bardhe te fresket
  • 1 domate te madhe
  • 10 kokrra ullinj
  • 1 luge gjelle me buke te grire
  • vaj ulliri

UDHEZIMET:

  1. Merni lulet e kungullit dhe i pastroni nga bishti, i lani ne uje te bollshem dhe i vendosni ne nje kullenjse te kullojne.
  2. Merni domaten e lani dhe e prisni ne kubik te vegjel dhe i vendosni ne nje pjate, merni djathin e bardhe dhe e e therrmoni dhe e hidhni siper domateve, me pas merni ullinjte dhe i prisni ne copa te vogla dhe i shtoni tek pjata, merni buken e grire dhe e shtoni siper dhe ne fund hidhni nje luge vaj ulliri. Perzieni masen qe te gjithe perbersit te jene perzier me njeri tjetrin.
  3. Merni nje tave dhe e mbuloni me leter furri, e lyeni me vaj ulliri siper ne menyre te tille qe te mos ngjiten lulet e kungullit gjate pjekjes.
  4. Merni lulet e kungullit dhe i mbushni nga ana ku ishte i ngjitur bishti dhe i mbyllni nga gjethet e verdha si ne figure.
  5. I sistemoni ne tave pasi i keni mbushur dhe sperkateni siper me vaj ulliri dhe e fusni ne furre te piqen per rreth 20minuta ne 160°
  6. Sherbeni lulet e kungullit te ngrohte.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

Pershtypjet e recetes

Nuk ka akoma asnje pershtypje. Perdorni formularin e meposhtem per te shkruar ose vlersuar receten. Kontributi juaj eshte i rendesishem. Faleminderit.

Shkruaj pershtypjen tende