Background Image

Qofte me buke te grire

0 0
Qofte me buke te grire

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
3/4 feta buke te thare Buke e grire 3/4 feta buke te thate
1 kokerr Veze
20ml Qumesht
nje maj gishtash Kripe
sipas deshires Piper i zi
sipas deshires Menderz
3 luge gjelle Vaj ulliri
2 thelpinj Hudher
Per salcen
200ml Salce domate
2 luge gjelle Vaj ulliri
Nje maj gishtash Kripe
1 thelpi Hudher

Per nje aperitiv te shpejte dhe te shijshem

Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Përbërsit

  • Per salcen

Udhëzime

Shpërnda

Për të sjellë një shije të veçantë në kuzhinën tuaj, po ju sjell recetën e qofteve me bukë të grirë. Buka e tharë që mbetet mund të përdoret për receta te shijshme. Kombinimi i vezeve, qumështit dhe bukës do të formojnë një përbërje të thjeshtë dhe të mirë, qoftet me bukë të grirë janë një pjatë e lehtë dhe shumë e shijshme. Mund të përdorni receten per aperitiv ose hapje të drekes, ndiqni hapat e mëposhtëm dhe përgatisni këto qofte të shijshme dhe të thjeshta fare.

(Visited 189 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Shtoni ne blender 3/4 copa buke te thare mire. E grini derisa te behet gati e nje trajteshme.

2
I kryer

Ne nje tas shtoni vezen, qumështin, bukën e grire (nje pjese jo te gjithe), kripën, piperin dhe mëndrzën ose majdanozin.
Përziejeni derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Nese eshte akoma e lengeshme shtoni buke te grire. Duhet te jete nje mase e qendrueshme por jo shume e thate.

3
I kryer

Shtoni nje luge vaje tek masa dhe trazoni serisht. Formoni me duar 8/9 qofte rrumbullake nga masa.

4
I kryer

Ne nje tigan vendosni te nxehet vaji i ulllirit me nje thelpi hudher per ta aromatizuar.

5
I kryer

Vendosni nje e nga nje qoftet dhe i skuqni mire nga te gjitha anet. I vendosni ne nje kartopecete qe te humbasin vajin e tepert.

6
I kryer

Përgatisja e Salsës: Në të njëjtën tigan, shtoni vajin dhe nje thelpi hudhre dhe e lini te nxehet.
Shtoni salcën e domates e rregulloni me kripe dhe e lini te skquet mire.

7
I kryer

Servirja: Vendosni bazen e domates ne ene te vogla (une kisha koto luget e qelqit qe perdoren per finger food). Vendosni 2 qofte siper salsës se domates. Shërbejeni të ngrohtë.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Krostini Toskani
para
Krostini Toskani
Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here