Udhëzime

Harapash i skuqur
Koha e Pjekjes: 1 h
Koha Totale: 1h 30 min
Porcione: 5
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Antipast
PERBERESIT:
- 500g miell misri
- 1 l uje
- 3 luge gjalp
- kripe sipas deshires
- vaj ulliri ose vaj luledielli
- piper
UDHEZIMET:
1. Si fillim pergatisni harapashin siç tregohet tek receta qe kemi publikuar me pare. E hapni harapashin ne nje tepsi me nje trashesi deri ne 2 cm derisa te ftohet.
2. E prisni ne copa te vogla katrore, diagonale, etj dhe i skuqni ne nje tigan me vaj te nxehte per rreth 10 – 15 minuta, ose derisa te marrin nje ngjyre te lehte kafe.
3. I trasferoni copat e harapashit te skuqur mbi letra kuzhine dhe e lini vajin e tepert te kulloje. Ne kete moment i sperkatni me piper apo çfaredo lloj ereze tjeter qe deshironi. E sherbeni harapashin e skuqur menjehere te nxehte. Ose ne pjata dhe te shoqeruar me kupa me sugo me shije te ndryshem.