Background Image

kus kus mesdhetar

0 0
kus kus mesdhetar

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatujame kuskus, por jo si receta origjinale! Ne kete menyre kuskusi (ose kous kous) eshte me nje shije me mediterrane! Eshte mire te eksperimentonikete pjate me origjine afrikane me shijet e zones mediterrane, ne kete menyre ju mund te filloni te ambientoheni pak me mire me kete lloj pjate, dhe me pas te provoni receten origjinale qe eshte polt me shije jo vetem nga perimet e ndryshme qe i hidhen por edhe nga erzat. Une ne kete recete kam perdorur vetem kuskusin, i cili nuk eshte gje tjeter vece therrime prej brumi bullgur).  Mund ta imagjinoni sikur te shikoni trahanane ne qesk, vetem se therrimet jane me te vogla dhe te verdha. Kjo pjate perdoret edhe si antipaste dhe sherbehet ne nje pjate te madhe dhe te sheshte!

kous kous mediterran
kous kous mediterran
kous kous
kous kous
kous kous mediterran
kous kous mediterran

 Kuskus mediterran

KOHA E PERGATITJES: 5 min
KOHA E PJEKJES: 30 min
KOHA TOTALE: 35 min
PORCIONE: 4-5
VESHTIRESIA: E Lehte
TIPI I RECETES: Pjate e pare

Perbersit:

  • 350g kous kous
  • 250g domate qershi
  • nje dege majdanoz
  • vaj ulliri
  • hudher
  • kripe

Udhezimet:

  1. Si fillim vendosni nje tenexhere me 1l uje dhe kripe sipas deshires ne zjarr.
  2. Merni majdanozin dhe e lani dhe me pas e prisni ne copa te vogla shume te imeta.
  3. Merni nje thelpi hudher dhe e pastroni por mos e prisni, e shtypni me palmen e dores.
  4. Merni nje tigan qe nuk ngjit dhe e vendosni ne zjarr te mesem, shtoni 5 luge vaj ulliri dhe shtoni thelpine e hudhres.
  5. Nderkohe qe vaji mer aromen e hudhres, lani dhe prisni ne kubik te vegjel domatet qershi dhe me pas i shtoni tek tigani.
  6. Kaurdisni domatet qershi per max 2 minuta, duhet te konservojne formen por edhe shijen e fresket.
  7. Kur uji te ket zier, merni nje tas dhe shtoni kuskusin, i hidhni siper ujin gjysmen e ujit te nzehte me shume kujdes dhe e vendosni perseri tenxheren ne zjarr , dhe me pas e mbuloni tasin me kuskus me kapak.
  8. Prisni gati 5-6min dhe hapni tasin, do te vini re se kuskusi ka shtuar vellimin, provojeni nese eshte gati apo ka nevoj per me shume uje te nzehte, ne te njejten kohe e provoni edhe per kripe. Nese kuskusi ka nevoj akoma per pak uje ateher shtoni pak e nga pak ujin qe e keni akoma te nzehte me nje qemshe. (Po ashtu edhe nese ka nevoj per kripe shtoni tek uji pak kirpe dhe e shtoni) Kini gjithmone kujdes pasi kuskusi ka nje limit te thithjes se ujit, prandaj e shtoni avash avash qe te mos ngelet uje i tepert ose kuskusi mos te behet shume qull.
  9. Ne fund kur kuskusi eshte gati, shtoni domatet e kaurdisura duke shmangur hydhren, shtoni siper majdanozin e grire holle dhe e sherbeni.
  10. I hidhni siper pak vaj ulliri nese deshironi. Kjo eshte nje pjate afrikane me shije delikate mediterrane. Shpresoj tu pelqej!

 

(Visited 1 723 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Torte e kripur me djath – cheesecake i kripur
para
Cheesecake me nutella e ftohte
para
Torte e kripur me djath – cheesecake i kripur
para
Cheesecake me nutella e ftohte

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here