Background Image

Cheesecake me nutella e ftohte

0 0
Cheesecake me nutella e ftohte

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim se bashku si te gatuajme cheesecake, nje tjeter menyre per te pergatitur kete embelsiren, qe tashme e dini qe me pelqen shume kjo embelsire por edhe qe me pelqen te eksperimentoj versjone te ndryshme te kesaj embelsire. Jo vetem qe eshte shume e thjeshte, por nuk kerkon asnje pjekje ne furre dhe me e mire eshte qe ta pergatisni qe ne darke per te nesermen, keshtu qe jeni te qete per embelsiren nese keni organizuar ndonje dreke ne familje.

si-te-gatuajme-chesecake-me-nutella

Cheesecake i ftohte me nutella

KOHA E PERGATITJES: 25 min

KOHA E PJEKJES: 0 min

KOHA TOTALE: 25 min

PORCIONE: 8-10

VESHTIRESIA: E Lehte

TIPI I RECETES: Embelsire

Perbersit per bazen e tortes cheesecake:

  • 300g biskota te thata
  • 150g gjalp

Perbersit per mbushjen:

  • 500g djath maskarpone
  • 200g djath filadelfia
  • 250g kos grek
  • 200ml pana per embelsira
  • 100ml qumesht
  • 150g sheqer
  • 12g xhelatine

Perbersit per dekorin:

  • nutella

Udhezimet:

1. Si fillim pergatisni bazen e cheesecake: i grini biskotat ne mikser ose nese nuk keni nje te tille, i fusni ne nje qeske dhe i therrmoni me nje rrul. Shkini gjalpin dhe ia shtoni biskotave, i perzjeni mire.

2. E trasferoni perberjen me biskota dhe gjalp ne nje tepsi te rrumbullakte te lyer me gjalp dhe te veshur me leter furri.

3. Ushtroni presion me duart tuaja ne menyre te tille qe baza te jete sa me kompakte dhe e vendosni ne frigorifer teksa pergatisni mbushjen.

4. Ne nje tas rrihni me nje rrahese vezesh sheqerin me djathin maskarpone, shtoni djathin filadelfia, pastaj shtoni kosin grek.

5. E vendosni xhelatinen te zbutet ne nje tas te vogel me uje te ftohte per 10 minuta dhe pastaj e shtrydhni mire me duar qe te eliminoni ujin.

6. E çoni panen bashke me qumeshtin te zjeje ne zjarr dhe ne momentin qe fillon vala hidhni xhelatinen dhe e shkrini duke e trazuar me nje luge.

7. E shtoni perzjerjen me qumesht, pana dhe xhelatine tek tasi ku ndodhen djathrat dhe i trazoni mire.

8. E hidhni mbushjen e cheesecake mbi bazen e biskotave dhe e rivendosni tepsine ne frigorifer per te pakten 4 ore ose me mire gjate gjithe nates.

9. Disa minuta para se ta sherbeni e hiqni cheesecake nga frigoriferi, e lyeni me nje shtrese nutella dhe e sherbeni.

(Visited 120 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
kus kus mesdhetar
para
Biskota te mbushura me cokollate
para
kus kus mesdhetar
para
Biskota te mbushura me cokollate

Add Your Comment