Udhëzime
Sot kisha ca vazo recel te hapur, nje me manaferra dhe nje me luleshtrydhe, dhe thash me vete pse mos te gatuaj disa embelsira me recel? Nje ide shume e mire eshte nese keni nje pete te gateshme por nese nuk e keni mund ta pergatisni vete. Duhet te keni nje forme per te krijuar disa si shporta qe me pas do ti mbushni me recel.
Emblesira me recel
PERBERESIT:
- 3 pete te gateshme per embelsira
- 1 vazo me recel luleshtrydhe
- 1 vazo me recel manaferre
UDHEZIMET:
- Merni petet e gateshme dhe i hapni, me nje forme beni 30 shporta, brumi qe ngelet e lini menjane per te krijuar disa shirita te cilet do ti vendosni siper shportave.
- Sistemoni format ne nje tave dhe i vendosni ne furre te piqen ne 180° per rreth 20min.
- I nzirrni shportat nga furri ne gjysem te pjekjes dhe shtoni siper recelin. Me nje luge akulloreje formoni topa me recel dhe i vendosni siper shportave.
- Vendosni siper recelit shiritat e brumit ne mes dhe i fusni ne furre edhe nje here per ti pjekur per rreth 15 min te tjera.
- Sherbeni shportat e mbushura me recel me caj ose me kafe.