Background Image

Torte me bajame – Torta Delizia

0 0
Torte me bajame – Torta Delizia

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Die provova nje torte Siciliane shume te mire, me nje shije te forte bajamesh. Vendosa te gjej receten per te pare se si pergatitet. Torta queht Delizia qe ne shqip do te thote Kenaqesi. Ne brendesi kjo torte eshte me panaspa dhe recel dhe siper vishet me nje shtrese te pergatitur me shume bajame. Le te shohim si te gatuajme torte me bajame, pikerisht torten me emrin Delizia!

torta-delizia-me-bajame

Bizele me karkaleca

  • Koha e Pergatitjes: 50
  • Koha e Pjekjes: 40
  • Koha Totale: 1 ore e
  • Koha e pushimit: 11 ore
  • Porcione: 6-8
  • Veshtiresia: E Veshtire
  • Tipi i Recetes: Embelsire

PERBERESIT:

Per panaspane

  • 4 veze
  • 100gr miell te tipit 0
  • 100gr sheqer
  • pak vanilje

Per mbushjen

  • 1 vazo recel pjeshke

Per mbulimin

  • 350gr bajame te qeruara
  • 350gr sheqer
  • 6 te verdha vezesh
  • 2 luge mjalt
  • pak gelatine per torta (mund ta pergatisni edhe nese nuk keni)

Per sherbetin

  • 100ml uje
  • 75 gr sheqer
  • 75ml liker Maraschino

UDHEZIMET

Per panaspane

  1. Merni nje tenxhere me uje te vaket dhe xhysni ne te nje tas plastik, hidhni brenda vezet me shqerin si dhe vaniljen dhe rrihni mire te gjithe perbersit me rrahese per rreth 15-20min deri sa masa te jete bere si shkume me ngjyre te hapur.
  2. Shtoni miellin me nje site siper dhe trazoni me luge nga lart posht per te mos humbur vellimin.
  3. Hidhni masen ne nje tepsi te rrumbullkate te lyer me gjalp dhe te sperkatur me miell dhe e piqni ne furre ne 180° per 30min.
  4. Kur te jet pjekur mos e nzirrni embelsiren nga furri direkt por e hapni pak sportelin e furres edhe e lini brenda deri sa te ftohet plotesisht.

Per brumin me bajame

  1. Pasi keni bluar ne mixer bajamet i hidhni ne nje tepsi, shtoni sheqerin, 2 luge mjalt, dhe 1 te verdhe veze.
  2. Punoni me duar masen dhe me pas shtoni te verdhen tjeter te vezes dhe punoni serisht deri sa te formohet nje mase e bute e cila mund te kaloj tek forma me gryke zikzak te cilen do e perdorni per dekor.

Per sherbetin

  1. Hidhni ne nje tenxhere ujin dhe sheqerin dhe e lini te ziej deri sa sheqeri te ket shkrire plotesisht. E hiqni nga zjarri dhe shtoni likerin Maraschino dhe e vendosni menjane deri sa re keni pergatitur torten.

Pergatitja e tortes me bajame

  1. Prisni panaspane e ftohur ne mes horizontalisht duke formuar dy disqe. Tek disku baze shtoni pak sherbet dhe siper marmelat pjeshke dhe vendosni siper diskun tjeter te panaspase. Shtoni siper panaspase perseri sherbetin e ngelur.
  2. Merni qesken me gryke zikzak per dekor dhe e mbushni me brumin e bajameve per te dekoruar embelsiren siper. Si fillim dekoroni siper tortes duke formuar nje baze si thurje dhe me pas anet duke krijuar bedena.
  3. Lini torten te pushoj per 10 ore.
  4. Pasi te kene kaluar 10 ore e vendosni torten ne furre te piqet per 10 minuta ne 200°C deri sa te mar ngjyre te bukur kafe.
  5. Pasi torta te jet pjekur e lyeni me xhelatine siper nje ore para se ta sherbeni. Nese nuk keni xhelatine mund te linit pak sherbet menjane per ta lyer siper torten.
(Visited 55 times, 1 visits today)

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Bizele me karkaleca
para
Embelsira me recel
para
Bizele me karkaleca
para
Embelsira me recel

Add Your Comment

Receta te reja?Regjistro email-in!

Do te merni nje email sa here do te publikohen recetat e reja.