Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!
0 0
Krem pasticerie

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
6 kokrra Veze
140 gr Sheqer
400 ml i fresket Qumesht
100 ml e fresket Pana
45 gr misri ose orizi Niseshte
1 steke ose pluhur Vanilie

Nutritional information

122 gr
Kalori
4 gr
Ynydra
51 mg
Kolesterol
84 mg
Sodium
4 g
Proteina
1 kg
Porcione

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

Krem pasticerie

Kremi i shume embelsirave

Kremi baze per pergatitjen e embelsirave

Features:
  • Vegjetarian
Cuisine:

Ingredients

Directions

Share

Sot do te shohim si te gatuajme krem pasticerie e cila, si edhe nga vete emri, eshte nje nga kremrat me te perdorur ne pasticeri per pergatitjen e embelsirave. Me krem pasticerie ju mund te pergatisni torta, krostata, embelsira ne gote te fresketa etj. Receta e kremit te pasticerise eshte e thjeshte edhe pse duhet te keni pak kujdes me dozat e perbereseve. Nje ide e mire eshte te perdorni niseshten e misrit per ti dhene dendesine e duhur kremit si dhe panna te fresket.

Loading...

Ju mund te konservoni kremin e pasticerise ne frigorifer per 2-3 dite duke e mbuluar siper me nje flete plasike. Eshte mire te perdorni gjithmone niseshtene dhe jo miellin kur pergatisni kremin e pasticerise pasi e ben me kremoz sesa mielli.

Nese nuk keni shkop vanilje mund te perdorni vanilje leng (2-3 pika) ose vanilje pluhur qe e gjeni ne supermarket. Une perdora vanilje pluhur ne kete recete. Ju mund te perdorni per aromantizim edhe lekuren e portokalleve te grire. Mjafton nje portokalle per kete recete.

Si te gatuajme krem pasticerie

krem-pasticerie-receta
Si te gatuajme krem pasticerie

Steps

1
Done

Si fillim vendosni ne zjarr te mesem nje tenxhere me qumeshtin dhe panna-n, shtoni brenda vaniljen pluhur ose direkt shkopin e vaniljes. Nese nuk keni panna ju mund ta zcendesoni masen e pannas me qumesht. Kur qumeshti ti filloj te ziej e fikni tenxheren dhe vazhdoni me pergatitjet ne vijim.

2
Done

Ndani te verdhat e vezeve nga te bardhat. Hidhni te verdhat e vezeve ne nje tas dhe shtoni sheqerin. (Me te bardhat e vezeve mund te pergatisni ose nje torte engjell ose meringa. ) Me ndihmen e nje rrhase vezesh elektrike rrihni te verdhat me sheqerin deri sa te behet nje mase shkume dhe ngjyra e verdhe te shendrrohet ne nje ngjyre pak me te hapur.

3
Done

Ne kete moment shtoni niseshtene e misrit ose te orizit dhe trazoni serisht gjithecka me ndihmen e rraheses se vezeve.

4
Done

Shtoni masen qe sapo pergatitet tek qumeshti tashme i vaket dhe trazoni me ndihmen e nje rrahese vezesh dore. Ndizni zjarrin dhe e lini te ulet qe kremi mos te rrembehet nga flaka. Trazoni pa ndaluar asnjehere deri sa avash avash kremi te trashet.

5
Done

Kur kremi i pasticerise te jete gati, fikni zjarrin dhe hidheni ne nje vazo qelqi te madhe ose tas porcelani. Mbulojeni me nje flete plastike duke e perputhur me kremin e pasticerise. Kjo ben te mundur mos formimin e kores sieper kremit. Mund ta perdorni kremin sapo te jete vakur ose edhe te fresket pasi eshte ftohur deri ne temperature ambienti dhe me pas eshte konservuar ne frigorifer.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

Recipe Reviews

Average Rating:
(5)
Total Reviews: 1
Si Te Gatuajme

Kete krem mund ta sperkatni ne fund me kakao per ti dhene shije si cokollate dhe ta perdoni ne embelsira te ndryshme ne gote. Mund te beni nje shtrese kremi dhe nje shtres krem kakao!

previous
Musaka me mish te grire dhe beshamel
next
Biskota me limon
previous
Musaka me mish te grire dhe beshamel
next
Biskota me limon