Përbërsit
-
400gr Miell
-
200gr Gjalp
-
250gr Sheqer
-
3 kokrra Veze
-
1 kokerr Limon
-
1 mollez gishtash Kripe
-
Udhëzime
Sot do te shikojme si te gatuajme biskota me limon, jam e sigurt qe mund ta keni provuar me pare biskotat me limon por ndoshta nuk u eshte dhene mundesia per ti pergatitur vete ne shtepine tuaj. Ne fakt receta eshte shume e thjesht dhe shume e shpejte keshtu qe ju mund te provoni ti pergatisni keto biskota edhe vete nese keni limona te fresket.
Biskota me limon
Hapat
1
I kryer
|
Merni gjalpin dhe e prisni ne kubike me thike dhe pasi te keni perzier miellin me sheqerin ne nje tas shtoni kubiket e gjalpit. |
2
I kryer
|
Punoni me mollzat e gishtave gjalpin bashke me miellin dhe sheqerin deri sa gjalpi te shkrij nga punimi me duar. |
3
I kryer
|
Merni limonin e lani dhe e fshini me nje pecete te thate dhe e grini lekuren ne rende dhe e vendosni menjane ne nje pjate. |
4
I kryer
|
Hidhni tek tasi me miellin, sheqerin dhe gjalpin qe punuat me pare, 1 veze te plote dhe dy te verdhat e vezeve te tjera, shtoni pak fare kripe (sa mbajne dy mollza gishtash), shtrydhini lengun e limonit (kini kujdes, i menjanoni farat e limonit) si dhe lekuren e limonit qe grite me pare. |
5
I kryer
|
Merni nje rrahese vezesh dhe trazoni te gjithe perberesit bashke duke formouar nje brume me dendesi mesatare. Duhet te punoni brumin e biskotave te pakten 15 min . |
6
I kryer
|
Mbeshtillni me leter trasperente guzhine masen e biskotave dhe e lini te pushoj per 30 min ne frigorifer (jo ne ngrirje). |
7
I kryer
|
Nxirrni brumin nga frigoriferi dhe formoni kulec te vegjel duke i shtypur me dore nga lart duke krijuar biskota me diamter 5 cm. Ose perdorni format qe mund te keni blere apostafat per biskotat . |
8
I kryer
|
|
9
I kryer
|
Futni biskotat me limon ne furre per 15-20 minuta ne furre te nxehur me pare ne 180°C. |
10
I kryer
|
Kur ti nxirrni nga furra i sperkatni me sheqer pluhur siper nese preferoni dhe i sherbeni te vaketa ose ne temperature ambienti . Mund ti shoqeroni edhe me caj! |