Përbërsit
-
2 pako te markes Oreo Biskota
-
1 pako 250gr te markes Granarolo Gjize
-
4 luge gjelle Gjalp
-
2 kokrra Veze
-
6 luge kafeje me sheqer pluhur ose te imet Sheqer
Udhëzime
Kjo recete do te shohim nje embelsire me biskota dhe gjize, kombinimi i tyre eshte super pasi eshte nje mix jo shume i embel por delikat ne shije. Embelsira eshte e shpejte dhe ka nje pamje mjeshterore. Me kete desert do te befasoni te gjithe jo vetem nga pamja por edhe nga shija. Kjo embelsire me biskota eshte per te gjithe ata qe preferojne embelsirat por jo shume te embla e te sherbetosura. Embelsire me biskota dhe gjize prezantohet si nje disk bardh e zi. Per kete recete ju duhen disa gjethe lulesh te fresketa ose te thara per dekor (nese keni).
Emblesire me biskota dhe gjize
Hapat
1
I kryer
|
Merni biskotat oreo dhe i grini ne mixer ose nese nuk keni mixer mund te perdorni nje qeske te forte, i fusni biskotat brenda dhe me pas i shtypni me shishe. |
2
I kryer
|
Merni biskotat e grira dhe i vendosni ne nje tas, nderkohe shkrini gjalpin dhe e hidhni tek biskotat. Trazoni masen dhe me pas formoni disqe ose me stampa biskotash. Nese nuk keni thjesht hapni masen ne nje tave dhe e sheshoni mire me duar. Merni nje gote dhe e permbysni tek masa dhe formoni disqe me buzet e gotes. Pjesen e biskotave te grira qe teproi e therrmoni serisht dhe e lini menjane per dekorin final. Fusni disqet ne frigorifer per 1 ore ne frizer. |
3
I kryer
|
Nderkohe ndani te bardhat e vezeve nga te verdhat. Si fillim rrihni te bardhat e vezeve deri sa te behen shkume dhe hidhni brenda 2 luge kafeje me shqer dhe trazoni serisht. Ju duhet si meringe per dekorin final. |
4
I kryer
|
Formini me te bardhen e vezeve qe rrahet me pare pika me madhesine e nje molleze gishti duke i rreshtuar ne nje tave te lyer me gjalp. Vendosni keto pika meringe te piqen ne furre te nxehur me pare ne 180°C deri sa te keni ngrire plotesisht. |
5
I kryer
|
Me pas filloni dhe pergatisni kremin e gjizes qe do u duhet per te mbushur disqet e biskotave. Merni gjizen dhe hidhni brenda sheqerin qe ngeli (4 luge) dhe dy te verdhat e vezeve (qe kishit menjane) dhe trazoni mire me nje rrahese vezesh ose me dy pirunj. Do te krijoni nje krem uniform. |
6
I kryer
|
Pasi te kete kaluar ora merni 1 disk nga ata qe prgatitet me pare dhe e lyeni me kremin me gjize qe pergatit dhe siper ngjisni nje biskote tjeter. Beni kete veprim per te gjitha biskotat qe keni dhe ne fund i vendosni serisht ne tepsi. I konservoni ne frigorifer deri sa ti sherbeni (Kete radhe jo ne frizer). |
7
I kryer
|
Kur ti sherbeni vendosni diskun vertikalisht ne pjate, disa therrrime biskotash nga ato qe late menjane per dekorin si dhe e dekorni me gjethe te kuqe te ndonje luleje te fresket ose lule te thara nese keni. |