Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!
0 0
Torte e ftohte me luleshtrydhe

Shpernda receten ne kanalin tuaj:

Ose kopjoni lidhjen e meposhteme dhe dorgojani kujt te doni!

Perbersit

Rregullo sipas personave
300gr Luleshtrydhe
300gr Djath Philadelphia
1 gote uji Kos Kos natyral ose me luleshtrydhe
1 Pako e vogel Oro Saiwa Biskota
1 luge gjelle Gjalp

Torte e ftohte me luleshtrydhe

Embelsire pa pjekje

Karakteristika:
  • Vegjetarian
Kuzhina:

Perbersit

Udhezimet

Shpernda

Ne kete recete do te shohim se si pergatitet nje torte e ftohte me luleshtrydhe. Kjo emebelsire eshte shume e mire sidomos kur ben shume vap dhe keni deshir te hani dicka te embel por ne te njejten kohe edhe te fresket. Per kete torte me luleshtrydhe ju duhen pak perberes qe pergjithesisht mund ti kemi ne shtepi ne cdo moment. Por edhe nese nuk i keni mund ti gjeni fare lehte ne dyqan, supermarket ose pazar. Nje tjeter gje e mire e kesaj recete eshte se nuk piqet… mjafton ta vendosni ne frizer per te pakten 1 ore dhe torta eshte gati.

torte-e-ftohte-me-luleshtrydhe

Torte e ftohte me luleshtrydhe

Hapat

1
I kryer

Si fillim zgjidhni enen ku do beni torten... psh nje tepsi katrore ose e rrumbullakte edhe prej porcelani ose qelqi.

2
I kryer

Nderkohe qe vendosni gjalpin per te shkrire, merni biskotat dhe i grini. Nje menyre e thjeshte per te grire biskotat eshte ti vendosni brenda nje pecete rrobe dhe me pas me nje shishe i shtypni.

3
I kryer

Merni nje tas dhe hidhni brenda biskotat e grira dhe siper hidhni gjaplin e shkrire. Trazoni masen bashke dhe e hidhni tek tava ku do beni torten. Ngjeshni biskotat me duar duke krijuar nje shtrese biskotash ne fund te taves.

4
I kryer

Merni mixer dhe hidhni brenda kosin, djathin philadelphia, shqerin dhe gjysmat e luleshtrydheve pasi i keni pastruar. Grini me mixer gjithe masen dhe e hidhni siper bazes me biskota qe vendoset tek tava me pare.

5
I kryer

Vendosni taven ne frizer per te pakten 1 ore ose maksimumi 1 ore e gjysem... jo me shume posi behet akull fare.

6
I kryer

E nxirrni torten nga frizer dhe e dekorni me luleshtrydhet e ngelura dhe e sherbeni sa me pare.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Embelsire me biskota dhe gjize
mbas
Cupcake me cokollate dhe portokalle
para
Embelsire me biskota dhe gjize
mbas
Cupcake me cokollate dhe portokalle

Komento receten