Background Image

Torte e ftohte me kos dhe meringa

0 0
Torte e ftohte me kos dhe meringa

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Jeni ne kerkim te nje torte speciale per nje darke te rendesishme mes miqsh apo per nje ditelindje? Ateher lexoni kete recete pasi do tu mesoj si te gatuani torte e ftohte me kos dhe meringa. Kjo eshte embelsire bazohet te dy receta te mepareshme, receta e panaspase si dhe receta e meringas. Te dy keto recetea i gjeni ketu: Receta e panaspase dhe Receta e Meringas. Per te pergatitur kete torte ju duhet pak kohe dhe durim, si edhe 2 perberes te rinj qe si kemi permendur me pare ‘ ngjyrues ushqimor ‘ si dhe keto dy lloj frutash te kuqe ribes dhe boronica. Nese s’ keni mundesi te blini ngjyrues ju mund ta lini shtresen me pana thjesht te bardhe si dhe te perdorni fruta te kuqe te tjera si psh luleshtrydhe.

torte-me-kos-dhe-meringa

Torte e ftohte me kos dhe meringa

Koha e Pergatitjes: 1 ore
Koha e Pjekjes: 1 ore
Koha Totale: 2 ore
Porcione: 6-8
Veshtiresia: E rende
Tipi I Recetes: Embelsire, dessert

PERBERESIT:

  • 2 shtresa te holla panaspaje
  • 200ml pana per embelsira
  • 200g djath maskarpone
  • 50g sheqer pluhur
  • ngjyrues ushqimor me ngjyre te verdhe
  • 500g kos me luleshtrydhe
  • 10g xhelatine
  • 8 te bardha vezesh per meringa
  • fruta te fresketa te kuqe ( ribes, boronica, luleshtrydhe, etj )
  • pak sheqer pluhur per te sperkatur siper

UDHEZIMET:

  1. Si fillim pergatisni panaspane siç tregohet tek receta e mepareshme, e lini te ftohet plotesisht dhe e prisni ne 3-4 shtresa te holla, me nje trashesi 1,5 cm. Perdorni vetem dy prej tyre, kurse pjesen qe ngelet e konservoni ne frigorifer ose ngrirje per te pergatitur ndonje embelsire tjeter.
  2. Per te pergatitur shtresen e kosit veproni ne kete menyre: vendosni xhelatinen per 10 minuta ne nje ene te vogel me uje te ftohte dhe pas kalimit te kesaj kohe, e shtrydhni mire me duar dhe e shkrini ne pak qumesht te nxehte. E trazoni mire me qumeshtin derisa te shkrije dhe e shtoni tek kosi me luleshtrydhe.
    E trazoni mire perzjerjen kos-xhelatine dhe e vendosni ne frigorifer teksa pergatisni shtresen me pana.
  3. Per te pergatitur shtresen me pana veproni ne kete menyre: Ne nje tas rrihni mire panen per embelsira me sheqerin pluhur, derisa mos te shkeputet nga anet e enes. Shtoni djathin maskarpone dhe e trazoni me kujdes nga lart – poshte, ne fund shtoni ngjyruesin ushqimor por nese s’ keni mundesi apo se pelqeni mund te mos ta shtoni.
  4. Merrni nje shtrese panaspaje, e vendosni ne nje pjate te madhe sherbimi, shtroni 1/2 e mases se kosit me luleshtrydhe, vazhdoni me shtrimin e te gjithe mases se kremit te panes, nje tjeter shtrese panaspaje dhe perfundoni me kosin prej luleshtrydheje qe ju ngeli.
  5. E zbukuroni torten anash me meringen qe sapo pergatitet si tek receta e mepareshme, por ne kete rast meringa vendoset e papjekur rreth e rreth tortes si dhe siper tek buzet e tortes. Me ndihmen e nje flake manuale (mjet ne forem pistolete me gas per te pjekur me flak te vogel rreth e perqark embelsirat) e piqni meringen rreth e perqar deri sa te mari nuanca ngjyre kafe.
  6. Vendosni ne frigorifer per te paketen 2-3 ore dhe para sa ta sherbeni e dekoroni siper me fruta te fresketa dhe sheqer pluhur.
(Visited 187 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Meringa
para
Torta e gjyshes
para
Meringa
para
Torta e gjyshes

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here