Udhëzime

Torta e Gjyshes
Koha e Pergatitjes: 30 min
Koha e Pjekjes: 50 min
Koha Totale: 1h 20 min
Porcione: 10
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: embelsire
PERBERESIT:
- 400g miell te tipit 00
- 150g sheqer pluhur
- 4 te verdha vezesh
- 200g gjalp
- 1 maje luge kafeje kripe
- lekura e grire e nje limoni
- vanilie
- 500g krem pastiçerie
- 100g arra pishe ( pinoli ), bajame ose arra
- sheqer pluhur
UDHEZIMET:
1. Si fillim pergatisni brumin e tortes: hidhni ne nje mikser miellin e situr, pak kripe dhe gjalpin te sapo hequr nga frigoriferi, te prere ne kubike. I perzjeni mire me mikser te 3 keta perberes derisa te formohet nje perberje si pune e reres. Nese s’ keni mikser mund ti perzjeni perberesit thjesht me duar.
2. E trasferoni perzjerjen me miell ne nje tepsi ose ne nje vend te paster te hapur, shtoni sheqerin pluhur, hapni nje grope ne mes, shtoni te verdhat e vezeve, lekuren e grire te nje limoni ose portokalleje dhe filloni ta formoni brumin me duart tuaja.
3. E punoni brumin per pak kohe, thjesht sa te behet homoghen, i jepni forme te rrumbullakte, e mbuloni me nje qeske plasmasi dhe e lini te pushoje ne frigorifer per 30 minuta.
4. Nderkohe pergatisni kremin e pastiçerise siç tregohet tek receta e indikuar me pare.
5. Pasi kremi i pastiçerise te jete ftohur, e hiqni brumin nga frigoriferi, merrni 2/3 e tij dhe e hapni me rrull ne formen e nje disku me nje trashesi 1-1,5 cm. Peta e brumit duhet te jete me i madh se diametri i bazes te tepsise.
6. E lyeni tepsine me pak gjalp, e vishni me leter furri dhe shtroni peten e pare te brumit, e shponi lehte me majen e nje piruni, hidhni siper saj kremin e pastiçerise qe pergatitet pak me pare, e niveloni mire me ndihmen e nje luge dhe embuloni me peten tjeter te brumit, e cila duhet te kete permasa pak me te vogla se e para.
7. I bashkoni mire me maje te gishtave te dy pjeset e brumit duke lene pak cektesire neper anet e tortes, e shponi edhe kete lehte me pirun, e lyeni siperfaqen e tortes me pak qumesht, uje ose te bardhe veze, vendosni siper arrat e pishes ose bajame rreth e perqark dhe e piqni torten ne furren e nxehur me pare 180°C per rreth 45-50 minuta.
8. Pasi torta te jete pjekur, e hiqni nga furri, e lini te ftohet dhe e sperkatni me sheqer pluhur.
2 Komente Mëshej komentet
Me falni desha te pyesja se cfare do te thote miell te tipit 00?
Kur blini pakon e miellit eshte e shkruar tek tipi 00!