Udhëzime
Sot do te shohim nje recete te thjeshte dhe te stines, me nje produkt te rendesishem per deputimin e trupit, behet fjale per argjinaret. Kjo recete eshte shume e shendetshme dhe ne te njejten kohe nje ganityre perfekte per pjata mishi ose peshku. Mund te perdorni kete pjate edhe si antipaste. Le te shohim si te gatuajme argjinare me majdanoz dhe hudhra.

Argjinare me majdanoz dhe hudhra
Koha e pergatitjes: 15 min
Koha e pjekjes: 30 min
Koha totale: 45 min
Porcione: 4
Veshtiresia: E lehte
Tipi i recetes: Ganityre, Antipast
Perberesit
- 6 argjinare
- 2 thelpinj hudher
- 4 luge gjelle me vaj ulliri
- 1 dege me majdanoz te fresket
- 1/2 limon
- 1/2 gote vere te bardhe
- 1/4 dado per leng
Udhezimet
- Merni nje tas dhe e mbushni me uje dhe shtrydhni brenda lengun e limonit. Kjo procedure perdoret per te ruajtur ngjyren e argjinareve mbasi ti prisni.
- Pasi te keni pastruar argjinaret nga fletet e jashteme te cilat jane me te forta si dhe pasi te keni qeruar bishtin i prisni ne 6 ose 8 pjese.
- I hidhni copat e argjinareve ne tasin me uje me limon qe te mos nxihen.
- Merni nje tigan qe nuk ngjit dhe e vendosni ne zjarr te mesem me 4 luge gjelle vaj ulliri.
- Shtoni thelpinjte e hudheres te pastruar dhe grire holle si dhe majdanozin e pastruar dhe majdanozin e grire holle. Kaurdisni per nje minute keta perberes.
- Shtoni te tigani argjinaret e kulluara dhe gjysem gote vere te bardhe dhe perzieni te gjitha me nje luge druri.
- Pas pese minutash shtoni nje gote uje ne te cilen keni tretur 1/4 te nje dado per leng (mund te perdorni dado perimesh ose edhe lengu mishi).
- Lini argjinaret te ziejne ne zjarr te ulet per gjysem ore, me pas piperosni dhe kriposni sipas deshires dhe i sherbeni te ngrohte.
(Visited 1 707 times, 1 visits today)





