Background Image

Tiramisu ne vazo

0 0
Tiramisu ne vazo

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda
Tiramisuja eshte nje nder embelsirat me te mira dhe te shijshme qe mund te bejme si ne ditet e nxehta te veres ashtu edhe ne ditet e ftohta te dimrit, ka avantazhin qe pergatitet para kohe, me mire ne darke per te nesermen. Ne kete recete do te shohim si te pergatisim tiramisu ne vazo qelqi ose kupa te vogla, mjafton te keni ene per te vendosur brenda nje porcion duke bere keshtu nga nje tiramisu per person.
Tiramisu ne vazo
Tiramisu ne vazo

Tiramisu

Koha e Pergatitjes: 25 min
Koha e Pjekjes: 5 min
Koha Totale: 25 min
Porcione: 6
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: embelsire

PERBERESIT:

  • 500g biskota savoiardi
  • 180g djath maskarpone
  • 400ml pana per embelsira
  • 100g sheqer pluhur
  • 2 luge gjelle rum
  • 600ml kafe te bere ne moka
  • kakao

UDHEZIMET:

1. Si fillim pergatisni kremin ne kete menyre: rrihni mire panen ne nje tas, shtoni djathin maskarpone, trazoni mire, pastaj shtoni sheqerin pluhur dhe rumin. I trazoni mire te gjithe keta perberes me nje rrahese elektrike. Ne kete menyre sapo krijuat kremin per tiramisune.

2. Pergatisni kafene moka dhe e hidhni nje nje ene qe te ftohet, ju duhen pak a shume 5 min per te bere kafene.

3. I thyeni ne 2-3 pjese biskotat savoiardi, i regjni shpejt e shpejt ne kafe dhe i vendosni ne fund te vazove (i zhysni me nje shpejtesi te madhe ne kafe… sepse po i vendoset per shume kohe biskota do te behet brum dhe humbet komplet formen).

4. Shtoni siper biskotave kremin qe pergatitet me pare dhe me pas vendosni nje tjeter shtrese tjeter me biskota te regjura ne kafe dhe nje shtrese te trashe me kremin e pergatitur siper.

4. E sperkatni siperfaqen e seciles vazo me tiramisu me kakao te hidhur me bollek, i vendosni ne frigorifer per te pakten 4 ore dhe i hiqni nga frigoriferi vetem ne momentin qe do ti sherbeni.

(Visited 319 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Argjinare me majdanoz dhe hudhra
para
Zemra te mbushura me krem djathi
para
Argjinare me majdanoz dhe hudhra
para
Zemra te mbushura me krem djathi

Add Your Comment