Si te gatuajme bakllava me pete te gatshme
Background Image

Bakllava me pete te gatshme

0 0
Bakllava me pete te gatshme

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
Per bakllavane
60 Pete te gatshme 4 pako me 15 pete secila
500gr Arra
300gr Gjalp
Per sherbetin
600gr Sheqer
400ml Uje
1/2 Limon
1 luge e vogel kafeje Kripe

Si te gatuajme bakllava me pete te gatshme

Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Përbërsit

  • Per bakllavane

  • Per sherbetin

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme bakllava me pete te gatshme ne menyre te shpejte dhe me shije te mbrekullueshme. Petet i gjeni ne supermarket ne forme katrore ose drejtkendore por mund ti prisni ne formen e tespise. Kete radhe vendosa ta bej bakllavane me pete te gatshme ne tave te rrumbullakte. Per te pergatitur embelsiren ne shtepi ju duhet gati nje ore e gjysem ose dy nese e merni me ngeh. Petet qe do ju teprojne mund ti perdorni per receta te tjera, per shembull nje embelsire Portokalopita, torte me portokalle ose per nje recete te kripur Tave me spinaq dhe pete te grira

 

 

(Visited 7 627 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Sherbeti

Si fillim duhet te pergatisim sherbetin. Une e filloj gjithmone nga sherbeti ne menyre te tille qe kur bakllavaja te jete gati sherbeti te jete ftohur ne temperature ambienti.

2
I kryer

Ne nje tenxhere shtoni ujin dhe sheqerin, i trazoni mire derisa sheqeri te shkrij pothuajse plotesisht.

3
I kryer

Shtoni nje luge te vogel kafeje me kripe (jo me maj, rrafsh) tek sherbeti.

4
I kryer

Vendosni sherbetin ne zjarr te mari vale. Ne momentin qe fillon dhe zjen shtoni lengun e gjysem limoni. E filtroni me pare lengun e limonit per te mos patur berthama ose fije te limonit brenda ne sherbet.

5
I kryer

E lini sherbetin te ziej per gati 10 min. E hiqni nga zjarri dhe e lini te ftohet ne temperature ambienti.

6
I kryer

Hidhni gjalpin ne nje tenxhere antiaderente (qe nuk ngjit) dhe e vendosni ne zjarr te mesem qe te shkrij. Here pas here eliminoni me ndihmen e nje luge shkumen qe do te shfaqet ne siperfaqe.

7
I kryer

Nderkohe qe shkrin gjalpi qeroni arrat, nese keni mixer i grini ne mixer. Nese u pelqejne pak te medha i prisni me thike.

8
I kryer

Merni petet dhe i prisni ne formen e tepsise qe keni ne disposizion. Petet qe teprojne i perdorni per te pergatitur receta te tjera si psh. ato qe u keshillova me larte. Mbuloni petet e ngelura pasi mund te thahen dhe i vendosni ne frigorifer.

9
I kryer

Filtroni me nje site gjapin qe te jete akoma me i mire. Me ndihmen e nje peneli lyeni tepsine ne cdo ane dhe filloni te shtoni petet.

10
I kryer

I ndani petet ne 3 grupe nga 20 pete per te mbushur bakllavane dy here me arra. Keshtu qe i ndani edhe arrat ne dy pjese te barabarta.

11
I kryer

Filloni me grupin e pare te peteve, i shtroni tre pete dhe lyeni me gjalp, shtroni tre pete te tjera dhe lyeni serisht derisa te mbaroni grupin e pare. Peten e fundit e lyeni me gjalpe dhe me pas shtoni arrat duke e mbuluar njetrajtesisht siperfaqen.

12
I kryer

Shtroni grupin e dyte te peteve dhe mbushni serisht me arrat mesin e bakllavase. Mbuloni me grupin e fundit te peteve gjithmone duke shtruar tre pete dhe duke lyer me gjalp.

13
I kryer

Ne fund filloni te prisni bakllavane sipas deshires. Gjalpi qe ngeli e shtoni tek bakllavaja duke ndejkur prerjet qe keni bere me thike.

14
I kryer

Vendosni bakllavane ne furre ne 180°C, pas 30 min e ulni temperaturen ne 160°C dhe e lini edhe nje ore te piqet. Nese skuqet shume ne siperfaqe e mbuloni me nje leter pjekjeje te cilen e eliminoni kur te hiqni bakllavane nga furri.

15
I kryer

Kontrollini petet e brendeshme qe te jene te pjekura plotesish. Nese mbas nje ore e gjysem akoma nuk eshte pjekur ne mes e vazhdoni pjekjen edhe me tej.

16
I kryer

Pasi bakllavaja eshte pjekur plotesisht e hiqni nga furri dhe e lini te ftohet ne temperature ambienti.

17
I kryer

Shtoni siper bakllavase sherbetin dhe e lini te regjet. Bakllavaja me pete te gateshme regjet me shpejte sesa ajo me petet e bera vete pasi jane me te trasha.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Trilece me krem mou
para
Marmalate me dardhe
para
Trilece me krem mou
para
Marmalate me dardhe
Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here