Background Image

Trilece me krem mou
Si te gatuajme trilece ne shtepi

0 0
Trilece me krem mou

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
3 kokrra Veze
100gr Sheqer
45gr Miell
40gr Niseshte Niseshte patate
10gr Gjalp
250ml Pana per embelsira
100ml Qumesht i kondensuar Qumesht panda
500ml Qumesht
Features:
  • Vegjetarian

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme trilece ne shtepi. Vendosa te provoj versionin me krem mou siper dhe jo me krem karamel. Nese doni te beni trilecen tamam si e gjeni ne shitje mjafton qe ne vend te kremit mou ta mbuloni siper me krem karamel ( te dy llojet e kremit gjenden te gatshem ne supermarket). Kremi mou ( ose dulce di leche) eshte kremi i bere me qumesht te kondensuar (qumeshti panda). Ju mund te pergatisni vet kremin mou duke perdorur qumeshtin e kondesuar: receten per kremin mou e gjeni ketu.

(Visited 194 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Si fillim nisim nga pergatitja e pandispagnes. Merni vezet dhe i ndani te verdhat nga te bardhat. I hidhni ne dy tase te ndryshem.

2
I kryer

Filloni te rrihni te verdhat e vezes me rrahese vezesh (une kam perdorur rrahese elektrike).

3
I kryer

Kur te verdhat e vezeve te jene bere si shkum dhe ngjyra te jete bere me e hapur shtoni sheqerin dhe rriheni masen serisht.

4
I kryer

Shtoni miellin duke e situr dhe trazoni masen me lehtesi. Sitni gjithashtu niseshtene dhe trazoni serisht.

5
I kryer

Rrihni te bardhat e vezeve deri sa te behen shkume e bardhe dhe e dendesuar.

6
I kryer

Shtoni te bardhat e vezeve tek tasi i te verdhave te vezeve dhe trazoni masen nga lart posht derisa masa te jete homogjene.

7
I kryer

Lyeni taven me gjalp dhe hidhni masen e pandispanjes brenda.

8
I kryer

Piqni pandispanjen per gati 30 minuta ne 170 grade. Kjo eshte baza per trilecen.

9
I kryer

E nxirrni pandispanjen nga furra dhe e lini deri sa te harrij ne temperature ambienti

10
I kryer

Hiqeni pandispanjen nga tava. Pa e lare taven shtoni ne te panen (ajeken e qumeshtit). Ktheni pandispanjen permbys dhe e vendosni ne tave. Merni nje kruajtese dhembesh dhe e cponi bazen sa andej ketej pa ndjekur ndonje rregull.

11
I kryer

Merni qumeshtin dhe e hidhni siper pandispanjes. Baza e trileces eshte gati. E vendosni ne frigorifer te pushoj per te pakten dy ore.

12
I kryer

Ne momentin qe e sherbeni trilecen si fillim e prisni ne feta katrore. Shtoni siper kremin mou duke e hapur.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Akullore me krem
para
Bakllava me pete te gatshme
para
Akullore me krem
para
Bakllava me pete te gatshme
Receta te reja?Regjistro email-in!

Do te merni nje email sa here do te publikohen recetat e reja.